Shasivari – Miller: Prioriteti ynë është interesi më i mirë i fëmijës

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, sot mirëpriti në takim pune përfaqësuesen e UNICEF-it, Leslie Miller, ku u diskutuan çështje kyçe për avancimin e sistemit të drejtësisë për fëmijët. Në takim u theksua se, realizimi dhe mbrojtja e i...

gusht 19, 2026 - 18:00
Shasivari – Miller: Prioriteti ynë është interesi më i mirë i fëmijës

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, sot mirëpriti në takim pune përfaqësuesen e UNICEF-it, Leslie Miller, ku u diskutuan çështje kyçe për avancimin e sistemit të drejtësisë për fëmijët.
Në takim u theksua se, realizimi dhe mbrojtja e interesit më të mirë të fëmijës mbetet prioritet, në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijës.
Vëmendje e veçantë iu kushtua zbatimit të Ligjit për drejtësinë për fëmijët dhe nevojës për forcimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të të gjithë subjekteve të përfshira në sistemin e drejtësisë për fëmijët.
Ligji i ri thekson nevojën për specializimin e profesionistëve që punojnë me fëmijët, prandaj është veçanërisht e rëndësishme vazhdimi i trajnimeve për profesionistët juridikë për trajtimin dhe mbrojtjen e duhur të fëmijëve – viktima ose dëshmitarë të dhunës dhe krimit, si dhe për zbatimin e qasjeve të drejtësisë restauruese.Aktet nënligjore janë një tjetër hap i rëndësishëm në zbatimin praktik të Ligjit, pasi sigurojnë procedura, standarde dhe mjete të qarta për zbatimin e qëndrueshëm të parimeve të tij.
Çdo fëmijë ka nevojë për një sistem gjyqësor që i njeh nevojat e tij, mbron të drejtat e tij dhe i mundëson qasje reale dhe të barabartë në drejtësi.
Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar ndaj avancimit të sistemit të gjyqësorit për fëmijët dhe krijimit të kushteve institucionale në të cilat të drejtat e çdo fëmije do të respektohen dhe mbrohen plotësisht.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.