Shefi i Ushtrisë së Ugandës ‘ultimatum’ Turqisë: Me jepni 1 miliard dollarë dhe gruan më të bukur, brenda 30 ditëve!
Shefi i Forcave të Armatosura të Ugandës, Muhoozi Kainerugaba i cili është gjithashtu djali i Presidentit Yoweri Museveni, ka kërkuar 1 miliard dollarë nga Turqia dhe “gruan më të bukur” si grua të tij. Kainerugaba pretendoi se kontributi i Ugandës në përpjekjet rajonale të sigurisë nuk ishte njohur dhe se duhej të merrte kompensim financiar. […]
Shefi i Forcave të Armatosura të Ugandës, Muhoozi Kainerugaba i cili është gjithashtu djali i Presidentit Yoweri Museveni, ka kërkuar 1 miliard dollarë nga Turqia dhe “gruan më të bukur” si grua të tij.
Kainerugaba pretendoi se kontributi i Ugandës në përpjekjet rajonale të sigurisë nuk ishte njohur dhe se duhej të merrte kompensim financiar.
Ai gjithashtu ka kërcënuar të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Turqinë dhe të mbyllë ambasadën e saj në Kampala brenda 30 ditësh nëse kërkesat e tij nuk plotësohen. Kainerugaba nuk ndalet me kaq. Gjithashtu ai bëri edhe një kërkesë të veçantë e kontraverse, duke i kërkuar Turqisë të dorëzonte “gruan më të bukur në vend”, duke thënë se do të martohej me të.