Shi në ultësira, borë në zonat malore

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina të vendit do të ketë dendësi të madhe të mjegullave. Në vend do The post Shi në ultësira, borë në zonat malore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 22, 2025 - 13:00
 0
Shi në ultësira, borë në zonat malore

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina të vendit do të ketë dendësi të madhe të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri 1, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 4 deri 12 gradë celsius.

Gjatë kësaj jave moti pritet të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje lokale të shiut.

Nën ndikimin e një serie masash ajrore të lagështa nga Mesdheu, të kombinuara me depërtimin e ajrit më të ftohtë nga veriu, nga nesër pasdite (e martë) dhe në ditët në vijim, moti në Maqedoninë e Veriut por edhe në vendet fqinje do të jetë kryesisht i vranët dhe relativisht i ftohtë, me reshje të herëpashershme lokale shiu, të cilat në disa raste pritet të jenë më intensive.

Në zonat malore mbi 1.300 metra mbi nivelin e detit, reshjet e shiut do të kalojnë në reshje bore dhe pritet të formohet shtresë bore.

Stina e Dimrit në Maqedoninë e Veriut dhe hemisferën veriore të Tokës filloi dje pasdite në orën 16:03 sipas kohës lokale. Në të njëjtën kohë, në hemisferën jugore filloi vera.

Në këtë periudhë, dita është më e shkurtër, ndërsa nata është më e gjatë.

Nga sot deri në fund të vitit mbeten edhe 10 ditë.

Dimri do të zgjasë 88 ditë, 23 orë dhe 42 minuta, deri më 20 mars 2026, kur në hemisferën veriore do të fillojë pranvera, ndërsa në hemisferën jugore vjeshta. Gazeta Flaka

The post Shi në ultësira, borë në zonat malore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .