Shikuesit përsëri do të kenë mundësi të ndjekin ndeshjet e futbollit për fëmijë në RMV

Prindërit dhe qytetarët tjerë do të kenë mundësi përsëri të ndjekin ndeshjet e fëmijëve që luajnë në ndeshjet e Ligës për fëmijë, pasi Federata e Futbollit të Maqedonisë e ka ndërprerë kufizimin që e kishte caktuar më herët, transmeton Portalb.mk. “Informacion i rëndësishëm për vazhdimin e ndeshjeve në Ligën e Fëmijëve – prindërit dhe mbështetësit […]

Mars 8, 2025 - 18:00
 0  6
Shikuesit përsëri do të kenë mundësi të ndjekin ndeshjet e futbollit për fëmijë në RMV
Stadiumi i futbollit në Shkup. Foto nga Faton Curri / Portalb.mk

Prindërit dhe qytetarët tjerë do të kenë mundësi përsëri të ndjekin ndeshjet e fëmijëve që luajnë në ndeshjet e Ligës për fëmijë, pasi Federata e Futbollit të Maqedonisë e ka ndërprerë kufizimin që e kishte caktuar më herët, transmeton Portalb.mk.

“Informacion i rëndësishëm për vazhdimin e ndeshjeve në Ligën e Fëmijëve – prindërit dhe mbështetësit përsëri do të kenë mundësi të ndjekin ndeshjet nga tribuna në qendrën e treningut “Petar Milloshevski” dhe të kënaqen në momentet kur fëmijët e tyre i bëjnë hapat e parë në botën e futbollit”, njoftuan nga FFM-ja.

Ky kufizim është larguar me fillimin e gjysmësezonit të dytë në FFM Ligën për fëmijë, ndeshje që fillojnë nga kjo fundjave.

Ata kërkojnë nga të pranishmit të krijojnë atmosferë miqësorë, të krijojnë një shpirt sporti dhe lojë fer, brenda dhe jashtë fushës.

“Bëni tifo duke respektuar gjithë lojtarët, trajnerët dhe gjyqtarët. Të jeni shembull pozitiv, pranoni rezultatet me shpirt sportiv, pa lëndime dhe komente negative. Lejoni fëmijët të kënaqen, pa presione të panevojshme”, njoftoi FFM-ja.