U publikuan fondet e USAID-it për shtetet e Ballkanit Perëndimor për katër vitet e fundit

I dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka publikuar fondet e USAID që Organizatat jo qeveritare në Ballkan kanë përfituar për 4 vite, raporton TopChannel. Gjatë periudhës 2020- 2024, sipas shifrave të publikuara nga Grenell, OJF- të në Shqipëri kanë marrë 189 milionë dollarë për 4 vite. Në total për 6 vendet […]

shkurt 4, 2025 - 21:00
 0  4
U publikuan fondet e USAID-it për shtetet e Ballkanit Perëndimor për katër vitet e fundit
Dollarë, para. Foto nga John Guccione/Pexels

I dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka publikuar fondet e USAID që Organizatat jo qeveritare në Ballkan kanë përfituar për 4 vite, raporton TopChannel.

Gjatë periudhës 2020- 2024, sipas shifrave të publikuara nga Grenell, OJF- të në Shqipëri kanë marrë 189 milionë dollarë për 4 vite. Në total për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor USAID ka dhënë 1.7 miliardë dollarë, ndërsa në vendin e parë renditet Kosova.

Në një postim në platformën X, i dërguari i Trump shkruan se ‘amerikanët e palodhur paguajnë taksa, ndërsa politikanët në Uashington i shpenzojnë ato para në mënyrë të pamatur’. Sipas tij, miliarda dollarë iu janë dhënë organizatave joqeveritare të krahut të majtë për të nxitur politika radikale në ato vende.

Shifrat e USAID 

Kosova: 537 million $

Bosnje Hercegovina: 402 million $

Macedonia e Veriut: 290 million $

Serbia: 209 milion $

Shqipëria: 189 milion $

Mali i Zi: 77 milion $

Totali: 1.7 miliardë dollarë

Fill pas marrjes së detyrës Presidenti Trump vendosi një ngrirje 90-ditore të ndihmave që SHBA jep për vendet e tjera. Kjo është në kuadrin e masave që administrata e Presidentit Trump po ndërmerr në qeverinë federale dhe për programet e saj. USAID-i dhe ndihma për vendet e tjera janë ndër ato që janë goditur më shumë.