Shkëmbimi i merkatos së janarit: De Vrij bëhet Biankoner, ylli i Juves te Interi

Bomba e merkatos së janarit, Inter dhe Juventus kanë gati super shkëmbimin. Stefan De Vrij pritet të largohet nga Interi në merkaton e janarit falë një super shkëmbimi, raporton Calciomercato. Sipas Calciomercato, Spalletti ka kërkuar drejtuesve të Juves afrimin e De Vrij si një zgjidhje e përkohshme për repartin e mbrojtjes, ndërsa te Interi do […]

dhjetor 6, 2025 - 14:30
 0
Shkëmbimi i merkatos së janarit: De Vrij bëhet Biankoner, ylli i Juves te Interi

Bomba e merkatos së janarit, Inter dhe Juventus kanë gati super shkëmbimin.

Stefan De Vrij pritet të largohet nga Interi në merkaton e janarit falë një super shkëmbimi, raporton Calciomercato.

Sipas Calciomercato, Spalletti ka kërkuar drejtuesve të Juves afrimin e De Vrij si një zgjidhje e përkohshme për repartin e mbrojtjes, ndërsa te Interi do të transferohet Joao Mario.

Portugezi mund të luajë në të gjitha pozitat nga krahu i djathtë dhe zikaltërit e kanë piketuar si përforcimin e duhur pas lëndimit të Dumfries dhe Darmian.