Shkup, vetura përplasë për vdekje këmbësorin 60-vjeç
Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda pasi është goditur nga një automjet në lagjen Vollkovë të Shkupit. Viktima, 60 vjeç nga fshati Vollkovë, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i ndihmës së shpejtë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se aksidenti ka […]
Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda pasi është goditur nga një automjet në lagjen Vollkovë të Shkupit. Viktima, 60 vjeç nga fshati Vollkovë, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i ndihmës së shpejtë.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:55 në rrugën 100, kur 40 vjeçarja me inicialet M.S. nga Shkupi, duke drejtuar automjetin e tipit Mercedes, ka goditur këmbësorin.
40 vjeçarja M.S. është privuar nga liria 45 minuta pas mesnatës, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj saj do të ngrihet kallëzim penal sipas.