Disa komuna të Shkupit pa energji elektrike dhe ujë për shkak të punimeve
Disa komuna në Shkup sot do të përballen me ndërprerje të energjisë elektrike dhe furnizimit me ujë për shkak të ndërhyrjeve nga EVN Maqedoni dhe NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”-Shkup. Një pjesë e popullatës në Petrovec, Studeniçan, Sopishte, Gjorçe Petrov dhe Kisella Vodë do të mbetet pa energji elektrike në termine të ndryshme, ndërsa disa rrugë […]
Disa komuna në Shkup sot do të përballen me ndërprerje të energjisë elektrike dhe furnizimit me ujë për shkak të ndërhyrjeve nga EVN Maqedoni dhe NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”-Shkup. Një pjesë e popullatës në Petrovec, Studeniçan, Sopishte, Gjorçe Petrov dhe Kisella Vodë do të mbetet pa energji elektrike në termine të ndryshme, ndërsa disa rrugë në Karposh dhe Kisella Vodë do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë për shkak të ndërhyrjeve në rrjet. Të dyja ndërmarrjet njoftojnë se do të punohet në aktivitete dhe riparime të planifikuara, të cilat duhet të përfundojnë gjatë ditës.
Për shkak të ndërhyrjeve në rrjetin elektroshpërndarës, nesër pjesë të disa komunave do të mbesin pa energji elektrike në periudha të ndryshme kohore. Pa energji elektrike nga ora 8 deri në 14 do të mbesin një pjesë e fshatit Qojlija në komunën e Petrovecit. Në komunën e Studeniçanit, nga ora 08:30 deri në 09:30 ndërprerje do të kenë shfrytëzuesit e fshatrave Draçevicë dhe Cvetovë, ndërsa në komunën e Sopishtes nga ora 08:55 deri në 09:55, pa energji elektrike do të mbesin banorët e Sonjes së Epërme, Sonjes së Poshtme, Çifliku dhe Sveta Petka. Nga ora 9 deri në 14 ndërprerje është njoftuar edhe për një pjesë të rrugës “Vele Markov” në komunën e Gjorçe Petrovit, ndërsa nga ora 12:30 deri në 14:30 energji elektrike nuk do të kenë edhe shfrytëzuesit e një pjese të rrugëve “Dimo Haxhidimov” dhe “Hristo Tatarçev” në komunën e Kisella Vodës.
Nga NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”-Shkup njoftojnë se ditën e njejtë do të ketë edhe ndërprerje në furnizim për shkak të ndërhyrjeve në rrjetin e ujësjellësit. Për shkak të një defekti në tubacion me diametër prej njëqind milimetra në rrugën “Nobelova” tek udhëkryqi me rrugën “Helsinki”, nga ora 9 deri në përfundimin e punëve pa ujë do të mbesin shfrytëzuesit e rrugëve “Nobelova”, “Vienska”, si dhe pjesë të rrugëve “Helsinki” dhe “Londonska” në komunën e Karposhit. Plotësisht, për shkak të ndërtimit të një lidhjeje për furnizimin me ujë në rrugën “Zhil Vern” nr. 10, nga ora 10:00 deri në përfundimin e ndërhyrjes, ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë banorët e rrugëve “Zhil Vern” dhe “Eseninova” në komunën e Kisella Vodës.