Shoferi i dehur përplas këmbësorin dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informuan se dje është privuar nga liria një shofer nga rrethina e Ohrit, i cili ka goditur një këmbësor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas masave të marra, ai është gjetur dhe është konstatuar se kishte 2.78 promilë alkool në gjak. “Më 13.04.2026 në orën 16:05, […]
Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informuan se dje është privuar nga liria një shofer nga rrethina e Ohrit, i cili ka goditur një këmbësor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas masave të marra, ai është gjetur dhe është konstatuar se kishte 2.78 promilë alkool në gjak.
“Më 13.04.2026 në orën 16:05, në SPB Ohër u denoncua se në rr. “Klenoec” në Ohër, një automjet pasagjerësh “Opel” me targa të Ohrit, i drejtuar nga Z.J. (52) nga fsh. Llakoçerej i Epërm, rrethina e Ohrit, ka goditur këmbësorin A.N. (55) nga fsh. Svinishtë, rrethina e Ohrit dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, të cilat janë konstatuar në Spitalin Special “Shën Erazmo” Ohër. Pas masave të marra nga nëpunësit policorë të SPB Ohër, shoferi Z.J. është gjetur dhe me urdhër të prokurorit publik është privuar nga liria dhe automjeti është sekuestruar, ndërsa gjatë verifikimeve të kryera ishte konstatuar se Z.J. ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht ka pasur 2.78 promilë alkool në gjak”, njoftuan nga MPB./Alsat.mk.