Shpërthen Xhevdet Hajredini: BDI e bëri gjuhën shqipe “gjuhë të pakicave”…
Ish-ministri i financave i Maqedonisë së Veriut, Xhevdet Hajredini, ka vënë në dukje trajtimin që Komisioni i Venecias ia bën gjuhës shqipe, duke e trajtuar si “gjuhë e pakicave”, si The post Shpërthen Xhevdet Hajredini: BDI e bëri gjuhën shqipe “gjuhë të pakicave”… appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Ish-ministri i financave i Maqedonisë së Veriut, Xhevdet Hajredini, ka vënë në dukje trajtimin që Komisioni i Venecias ia bën gjuhës shqipe, duke e trajtuar si “gjuhë e pakicave”, si rezultat i ligjit skandaloz për përdorimin e gjuhëve të cilin e kishte miratuar BDI-ja.
Edhe pse për shumë vite bëri propagandë se gjuha shqipe është “tërësisht zyrtare” dhe e barabartë me gjuhën maqedonase, Komisioni i Venecias e konfirmon se me ligjin aktual, të miratuar në kohën e BDI-së, gjuha shqipe njihet si gjuhë e pakicave.
“Shumë larg është zhurma që ngritet kohët e fundit, se gjoja gjuha shqipe është zyrtare dhe në përdorim të barabart, si në nivel lokal ashtu edhe në nivel shtetëror, nga njëra anë, dhe rekomandimi i Komisionit të Venecias, që palët të bëjnë përpjekje, brenda mundësive, të sigurojnë kushte për përdorimin e gjuhës së pakicës në raportet e tyre me pushtetin administrativ, nga ana tjetër, siç theksohet, mes tjerash, në Opinionin e fundit të Komisionit. Bie në sy se në Opinion përdoren shprehjet “gjuha oficiale e shtetit” dhe “gjuha e pakicës”, shkruan Hajredini.
Ai thotë se aty, poashtu, në detaje shpjegohet se si, kur dhe ku, krahas gjuhës oficiale të shtetit (maqedonishtes), mund të përdoret edhe gjuha e pakicave, por jo “përdorimi i barabart i gjuhës shqipe në Maqedoni”.
The post Shpërthen Xhevdet Hajredini: BDI e bëri gjuhën shqipe “gjuhë të pakicave”… appeared first on Flaka, në çdo lajm... .