“Shpërtheu kapsolla, humba shikimin në njërin sy në moshën 11-vjeçare” – G Bani tregon tmerrin që përjetoi dhe si e përballoi traumën
Arban Përlala, i njohur nga të gjithë me emrin e artit G Bani, ishte i ftuar në emisionin S’e luan Topi, ku ndau disa nga ngjarjet më të vështira të jetës së tij. Këngëtari rikujtoi 7 janarin e vitit 1992 si një nga ditët më të errëta të jetës së tij. Ai tregoi se, ndërsa […] The post “Shpërtheu kapsolla, humba shikimin në njërin sy në moshën 11-vjeçare” – G Bani tregon tmerrin që përjetoi dhe si e përballoi traumën appeared first on InfoShqip.com.

Arban Përlala, i njohur nga të gjithë me emrin e artit G Bani, ishte i ftuar në emisionin S’e luan Topi, ku ndau disa nga ngjarjet më të vështira të jetës së tij.
Këngëtari rikujtoi 7 janarin e vitit 1992 si një nga ditët më të errëta të jetës së tij. Ai tregoi se, ndërsa ndodhej në kioskë ku punonte, prindërit e tij i kërkuan të shkonte të merrte vëllain e tij, Erin.
“Shkova dhe e gjeta vëllain duke luajtur me një kushëri timin. I thashë kushëririt, që ishte më i madh se unë, se kisha ardhur të merrja Erin, por i kërkova edhe topin. Ai më dha një kapsollë dinamiti, që vinte nga magazinat e minierës në Rubik. Unë isha vetëm 11-12 vjeç dhe nuk e kuptoja rrezikun. Kapsolla ishte e lagur, ndaj u përpoqa ta ndizja, por nuk funksiononte. Kur shkova në shtëpi, ia preva fitilin dhe prapë nuk ndezi. Më pas, më erdhi një ide e çmendur: ndeza një zjarr dhe e hodha aty. Nuk pati një shpërthim të menjëhershëm, ndaj e ngacmova. Në atë moment ndodhi shpërthimi, që më dëmtoi syrin e majtë, duke më shkaktuar një katarakt traumatik në retinë”, rrëfeu ai.
G Bani tregoi gjithashtu një detaj befasues: kishte parë këtë ngjarje në ëndërr dhe ia kishte treguar babait të tij, i cili i kishte folur për një ushtar që kishte humbur jetën nga municionet.
“E humba shikimin në syrin e majtë. Më çuan në shtëpi, njerëzit u mblodhën dhe gjithçka ndodhi shumë shpejt. Një ambulancë më dërgoi në Rrëshen, ku më bënë një gjilpërë kundër tetanozit. Më pas, për shkak të dhimbjeve të mëdha, më transferuan në spitalin ushtarak në Tiranë, ku më operuan. Spitali nuk kishte anestezi, ndaj i ndjeja të gjitha, mbaj mend çdo gjilpërë. Ka qenë një përvojë e pabesueshme. Mendoj se truri i njeriut ka një aftësi për të fshehur traumat, për t’i fshirë nga kujtesa, që të mund të vazhdojmë jetën”, tha ai.
Këngëtari gjithashtu u shpreh se edhe sot, pas kaq vitesh, përballet me fyerje nga njerëzit në internet. “Më quajnë ‘qorr’ dhe nuk ka problem. Pastaj ai miushi në Big Brother (referuar Gejstit) që ma këndonte ‘Qorrin e Lalzit’. Më quajnë qorr, nuk ka problem.
The post “Shpërtheu kapsolla, humba shikimin në njërin sy në moshën 11-vjeçare” – G Bani tregon tmerrin që përjetoi dhe si e përballoi traumën appeared first on InfoShqip.com.