Shpërthim në Skenderaj – 13-vjeçari pëson djegie në fytyrë nga bombola e gazit

Një incident i rrezikshëm është regjistruar në Skenderaj, ku një i mitur ka pësuar lëndime pas shpërthimit të një bombole gazi. Ngjarja ka ndodhur më 05.04.2026, rreth orës 15:00, , ku siç mëson Sinjali, një 13-vjeçar ka mbetur i lënduar derisa ishte duke ruajtur bagëtinë. Sipas informacioneve, dyshohet se pronari i një dyqani në këtë

Prill 5, 2026 - 23:30
Shpërthim në Skenderaj – 13-vjeçari pëson djegie në fytyrë nga bombola e gazit

Një incident i rrezikshëm është regjistruar në Skenderaj, ku një i mitur ka pësuar lëndime pas shpërthimit të një bombole gazi.

Ngjarja ka ndodhur më 05.04.2026, rreth orës 15:00, , ku siç mëson Sinjali, një 13-vjeçar ka mbetur i lënduar derisa ishte duke ruajtur bagëtinë.

Sipas informacioneve, dyshohet se pronari i një dyqani në këtë fshat kishte ndezur mbeturina, dhe si pasojë e zjarrit ka shpërthyer një bombolë gazi e zbrazët, e cila ka shkaktuar djegie në fytyrën e të miturit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë hetimore, forenzika dhe njësitë reaguese, të cilat gjatë ekzaminimit kanë konstatuar se nga zjarri kanë shpërthyer edhe dy sprej (boca) që ishin hedhur në mbeturina. /sinjali