Shqipe Selimi e përkrahë protestën e OVL UÇK-së në Strasburg

Shqipe Mehmeti – Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, i ka dhënë përkhrahje protestës shqiptare në Strasburg, të organizuatat nga organizatat e veteranëve të luftës. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka postuar fotografi të protestës në ‘Story’ të saj në rrjete sociale, protestë kjo që u mbajt në ora 13:00 para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Nëntor 16, 2025 - 16:00
 0
Shqipe Selimi e përkrahë protestën e OVL UÇK-së në Strasburg
Shqipe Selimi e përkrahë protestën e OVL UÇK-së në Strasburg

Shqipe Selimi e përkrahë protestën e OVL UÇK-së në Strasburg

Shqipe Mehmeti – Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, i ka dhënë përkhrahje protestës shqiptare në Strasburg, të organizuatat nga organizatat e veteranëve të luftës.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka postuar fotografi të protestës në ‘Story’ të saj në rrjete sociale, protestë kjo që u mbajt në ora 13:00 para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg.

Aty, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së bëri të ditur se ka dorëzuar 285 letra në emër të secilit anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës, me shqetësimet e tyre lidhur me procesin në Gjykatën Speciale.

Qëllimi i protestës, e thirrur nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, është shprehja e pakënaqësive me gjyqin ndaj ish-eprorëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Gjyqi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit nisi më 2023 dhe po shkon drejt përfundimit. Që të gjithë ata i mohojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në letrën drejtuar anëtarëve të Këshillit të Evropës në Strasburg, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, shprehi shqetësime të thella për mënyrën si po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai theksoi se aktakuzat e vitit 2020 e paraqesin strukturën e UÇK-së si “ndërmarrje të përbashkët kriminale”, gjë që sipas tij përbën një tentim indirekt për të kriminalizuar luftën çlirimtare të Kosovës, me pasoja të rënda historike dhe politike.

Në përmbyllje të letrës, Gucati u bëri thirrje vendeve anëtare të marrin parasysh këto shqetësime dhe t’i komunikojnë ato në institucionet përkatëse shtetërore dhe ministritë e jashtme, në mënyrë që të sigurohet një qasje e drejtë, e balancuar dhe në frymë të drejtësisë për proceset gjyqësore që lidhen me Kosovën.

Para Strasburgut, protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në Tiranë, Hagë e Prishtinë.