Nga 50 në 168 milionë euro, Shala: Rritja e importit të energjisë, kosto që po bie mbi qytetarët

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala ka thënë se po rritet importi i energjisë e kostoja e kësaj po bie mbi qytetarët. Shala ka thënë se shpenzimet për import janë rritur nga rreth 50 milionë euro në 2019-ën, në mbi 168 milionë euro në vitin 2024. “Rritja e importit të energjisë, kosto

Nëntor 16, 2025 - 16:00
 0
Nga 50 në 168 milionë euro, Shala: Rritja e importit të energjisë, kosto që po bie mbi qytetarët
Nga 50 në 168 milionë euro, Shala: Rritja e importit të energjisë, kosto që po bie mbi qytetarët

Nga 50 në 168 milionë euro, Shala: Rritja e importit të energjisë, kosto që po bie mbi qytetarët

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala ka thënë se po rritet importi i energjisë e kostoja e kësaj po bie mbi qytetarët.

Shala ka thënë se shpenzimet për import janë rritur nga rreth 50 milionë euro në 2019-ën, në mbi 168 milionë euro në vitin 2024.

“Rritja e importit të energjisë, kosto që po bie mbi qytetarët. Nga viti 2019 deri në vitin 2025, Kosova ka parë një rritje të madhe të varësisë nga importi i energjisë elektrike. Shpenzimet për import janë rritur nga rreth 50 milionë euro në vitin 2019, në mbi 168 milionë euro në vitin 2024. Po ashtu, edhe sasia e energjisë së importuar është rritur dukshëm: nga 890 mijë MWh në vitin 2019 në mbi 1.3 milionë MWh në vitin 2024”, ka shkruar Shala.

Shala thotë se këto shifra nuk janë rastësi, dhe se faji i krejt kësaj është i Qeverisë.

“Këto shifra nuk janë rastësi. Ato janë pasojë e performancës së dobët të prodhimit vendor, sidomos të termocentraleve të KEK-ut, të cilat vazhdimisht përballen me rënie të njësive, riparime të stërzgjatura dhe efikasitet të ulët. Çdo mungesë në prodhim duhet mbuluar me import, shpesh me çmime të larta, duke krijuar hapësirë për përfitime të ndërmjetësve dhe tregtarëve. Në fund, barrën e paguajnë qytetarët, përmes rritjes së tarifave të aprovuara nga ZRRE. Një situatë e tillë nuk ndodh pa koordinim institucional, me Qeverinë e Republikës së Kosovës si përgjegjëse direkte”, ka thënë ndër tjerash Shala.

Marrë shkas këtë krizë ai i nënvizon si të domosdoshme investimet e qëndrueshme në kapacitetet e reja prodhuese.

“Kjo krizë e krijuar nga keqqeverisja aktuale e bën më të domosdoshme se kurrë: Investime të qëndrueshme në kapacitete të reja prodhuese, Përmirësim të menaxhimit dhe llogaridhënies në KEK, Zbatim të plotë të detyrimeve ligjore në planifikimin energjetik”, ka shkruar ai duke shtuar se “Sepse siguria energjetike është themeli i stabilitetit ekonomik”.

Shala ka vlerësuar se largimi i Vetëvendosjes nga Qeveria ëshë gjëja më e mirë.

“Sa më shpejt të largohet nga pushteti ky mentalitet që bllokon zhvillimin e projekteve të reja, aq më shpejt qytetarët do të kenë furnizim të qëndrueshëm, siguri energjetike dhe çmime të përballueshme”, përfundon shkrimin Shala.