Shtetasi i Maqedonisë arrestohet në Serbi, u kap duke transportuar cigare elektronike

Policia e Serbisë, sipas urdhrit të Prokurorisë Themelore në Vranjë, kanë arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, pasi në automjetin e tij janë gjetur cigare elektronike “vape”, që i posedonte pa leje, me vlerë prej 1,3 milion dinarëve. Personi dyshohet për kryerjen e veprës penale të shitjes së paligjshme të mallrave me akcizë, njoftoi […]

Prill 6, 2026 - 14:00
Shtetasi i Maqedonisë arrestohet në Serbi, u kap duke transportuar cigare elektronike

Policia e Serbisë, sipas urdhrit të Prokurorisë Themelore në Vranjë, kanë arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, pasi në automjetin e tij janë gjetur cigare elektronike “vape”, që i posedonte pa leje, me vlerë prej 1,3 milion dinarëve.

Personi dyshohet për kryerjen e veprës penale të shitjes së paligjshme të mallrave me akcizë, njoftoi Ministria e Brendshme e Serbisë.

“Në Preshevë, zyrtarët e policisë gjetën gjithsej 1.303 cigare elektronike “vape” të markave të ndryshme në bagazhin e automjetit të drejtuar nga i dyshuari H.K. (31), të cilin i kishte transportuar pa lejet dhe autorizimet e nevojshme të lëshuara nga autoritetet kompetente të Serbisë”, thonë nga MPB-ja serbe.