Shtetësia shqiptare “ëndërr” edhe jashtë kufijve! Rritet interesimi për aplikim nga shqiptarët Maqedonisë

Duke qenë se Shqipëria ka hapur të gjitha kapitujt e negociatave për integrim në BE, dhe pritet që deri në vitin 2030 të bëhet shtet anëtar i plotë, është shtuar interesimi i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për aplikim të shtetësisë shqiptare. Për të marr të dhëna më të detajuara TV21 komunikoi me Ministrinë e […]

dhjetor 28, 2025 - 19:00
 0
Shtetësia shqiptare “ëndërr” edhe jashtë kufijve! Rritet interesimi për aplikim nga shqiptarët Maqedonisë

Duke qenë se Shqipëria ka hapur të gjitha kapitujt e negociatave për integrim në BE, dhe pritet që deri në vitin 2030 të bëhet shtet anëtar i plotë, është shtuar interesimi i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për aplikim të shtetësisë shqiptare.

Për të marr të dhëna më të detajuara TV21 komunikoi me Ministrinë e Brendshme në Tiranë. Prej atje thanë se në baze të ligjit ka disa mënyra për fitimin e shtetësisë shqiptare, përveç se me lindje, birësim dhe natyralizim përmes leje qëndrimit, shtetësia shqiptare fitohet nga i huaji, të paralindurit e të cilit kanë origjinën shqiptare, me kusht që të provohet lidhja familjare në vijë të drejtë deri në tri breza. Sipas leje qëndrimit çdo shtetas i huaj mund të natyralizohet me 10 vite, ndërsa ata të Kosovës vetëm 5 vite.

“Për vitin 2025 të gjitha aplikimet për shtetësi shqiptare nga të huajt apo shqiptarët, të cilët kanë lindur apo jetojnë jashtë kufijve të territorit shqiptarë, mbi një mijë kanë shfrytëzuar të drejtën ligjore për aplikim nga të gjitha shtetet e botës. Numri më i lartë është i shtetasve të Kosovës, kurse nga Maqedonia e Veriut për këtë vit janë pranuar gjithsej 27 aplikime për marrjen e shtetësisë shqiptare”, thotë Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë.

Ministrja Spiropali tha se shteti shqiptar e ka detyrim kushtetues që të kujdeset për shqiptarët kudo që ndodhën, për të drejtat, mirëqenien, sigurinë dhe bashkëjetesën e tyre.

“Unë besoj që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, mbi të gjitha e kanë këtë ndjesi të përkatësisë dyfishe, këtë ndjenjë edhe besnikërie dhe përkatësisë ndaj vendit të tyre që është Maqedonia e Veriut, por pa diskutim edhe ndaj shtetit dhe Republikës së Shqipërisë që po ashtu i sheh jo vetëm me dashamirësi por dhe një kujdes të veçantë shqiptarët kudo që janë, duke respektuar edhe detyrimin tonë kushtetues për t’i parë ata sa më mirë, me prosperitet, në siguri dhe në bashkëjetesë të plotë në vendet ku ata kanë jetuar dhe jetojnë”, deklaroi Elisa Spiropali.

Për përfitimin e shtetësisë shqiptare nga të tjerët ka edhe një mundësi. Ajo është përmes Agjencisë së hartimit të programeve të veçanta të shtetësisë pranë Ministrisë së punëve të brendshme të Shqipërisë, në rastet kur shteti shqiptar ka interes kombëtar apo në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, sportit e ekonomisë, ku përmes në fund të procedurës së aplikimit miratohen me dekret nga Presidenti i shtetit.