Shtetet që sollën më së shumti turistë në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut në muajin mars janë regjistruar gjithsej 70 902 turistë, ashtu që 22 përqind janë turistë vendor, kurse 78 përqind janë turistë të huaj, transmeton Portalb.mk. Numri i turistëve të huaj, krahasuar me marsi ne kaluar, ka shënuar rritje për 36.7 përqind, ndërsa numri i turistëve vendor shënoi rënie për 15.2 përqind. […]


Në Maqedoninë e Veriut në muajin mars janë regjistruar gjithsej 70 902 turistë, ashtu që 22 përqind janë turistë vendor, kurse 78 përqind janë turistë të huaj, transmeton Portalb.mk.
Numri i turistëve të huaj, krahasuar me marsi ne kaluar, ka shënuar rritje për 36.7 përqind, ndërsa numri i turistëve vendor shënoi rënie për 15.2 përqind.
“Në periudhën janar – mars 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, gjithsej numri i turistëve është rritur për 10.6%, edhe atë: te turistët vendor është zvogëluar për 9.2 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 21.9%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave,
Në muajin mars, prej 40 mijë turistëve të huaj që kanë ardhur në Maqedoninë e Veriut, më së shumti turistë kanë ardhur nga Gjermania (10 410), Turqia (9 380), Franca (4 648) dhe Greqia (4 504).