Shtohet lista e profesorëve përkrahës: Rilind Ademi: Me studentët për Gjuhën Shqipe
Çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në arsimin e lartë po mobilizon gjithnjë e më shumë studentë dhe profesorë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa për 6 prill është paralajmëruar një The post Shtohet lista e profesorëve përkrahës: Rilind Ademi: Me studentët për Gjuhën Shqipe appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në arsimin e lartë po mobilizon gjithnjë e më shumë studentë dhe profesorë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa për 6 prill është paralajmëruar një protestë në Shkup.
Profesori universitar në Fakultetin Ekonomik në UNS, Rilind Ademi, duke folur për këtë temë, theksoi rëndësinë e angazhimit kolektiv, duke paralajmëruar kundër pasivitetit shoqëror.
“Në teorinë e financës publike njihet koncepti i ‘free rider’, i cili nënkupton përfitimin nga një e mirë publike pa kontribuar në krijimin e saj… të drejtat nuk fitohen nga një pakicë aktive për një shumicë pasive,” deklaroi Ademi.
“Vetëm përmes pjesëmarrjes së përbashkët dhe solidaritetit me studentët të sigurojmë që kërkesat e tyre të realizohen.”
Ndërkohë, profesori i juridikut Bashkim Selmani theksoi se studentëve shqiptarë u është mohuar një e drejtë kushtetuese.
“Studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut u është mohuar e drejta kushtetuese që provimin e jurisprudencës ta mbajnë në gjuhën shqipe,” tha Selmani, duke shtuar se 385 studentë tashmë kanë nënshkruar një peticion për këtë çështje.
Mbështetje të hapur për studentët ka shprehur edhe prorektori për arsim dhe çështje studentore në Universitetin “Nënë Tereza”, Fati Iseni, i cili ka paralajmëruar pjesëmarrjen në protestë.
“Përdorimi i gjuhës amtare është e drejtë elementare… përdorimi i gjuhës shqipe nuk e dobëson gjuhën maqedonase; përkundrazi, e përforcon tolerancën dhe krijon kohezion më të balancuar mes bashkësive,” deklaroi Iseni.
“Si profesor dhe, mbi të gjitha, si prind… më 6 prill do të jem në mesin e tyre për të kërkuar drejtësi dhe barazi.”
Edhe profesoresha e Fakultetit Juridik në Universitetin e Tetovës, Vlona Pollozhani, e cilësoi protestën si një sinjal të rëndësishëm për reflektim institucional.
“Protesta e studentëve është një thirrje e qartë për reflektim… barazia gjuhësore është parakusht për bashkëjetesë,” tha ajo, duke theksuar se baza kushtetuese për përdorimin e gjuhëve buron nga Marrëveshja e Ohrit.
Sipas saj, çdo kufizim i kësaj të drejte cenon parimet themelore juridike dhe marrëveshjet ekzistuese.
Nga ana tjetër, profesori Izet Zeqiri ngriti shqetësimin për pabarazi strukturore në sistemin arsimor.
“Mbi 12 mijë studentë shqiptarë përballen me mungesë të barazisë gjuhësore… ky është një konflikt strukturor që vjen nga moszbatimi i ligjeve për përdorimin e gjuhës,” deklaroi Zeqiri.
Ndërkohë, studentët nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore kanë bërë thirrje publike për mbështetje nga profesorët dhe opinioni.
“Kërkojmë një të drejtë që na takon me Kushtetutë dhe ligj… mundësinë për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe,” thuhet në reagimin e tyre.
Protesta është paralajmëruar të mbahet më 6 prill në ora 12:30 në Shkup, me nisje nga Ura e Gurit, ndërsa organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive dhe dinjitoze në mbështetje të barazisë gjuhësore. Gazeta Flaka
The post Shtohet lista e profesorëve përkrahës: Rilind Ademi: Me studentët për Gjuhën Shqipe appeared first on Flaka, në çdo lajm... .