Shtyhet seanca për rastin “Banjska” – Gjykata e Shkupit probleme me pajisjet për dëgjimin e dëshmitarit
Është shtyrë seanca ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska”, ku Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq ishte paraparë të dalin sot para trupit me fillim nga ora 09:30. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila tha se Gjykata e Shkupit ka njoftuar që nuk kanë mundësi


Është shtyrë seanca ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska”, ku Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq ishte paraparë të dalin sot para trupit me fillim nga ora 09:30.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila tha se Gjykata e Shkupit ka njoftuar që nuk kanë mundësi të bëjnë lidhjen me video-konferencë pasi pajisjet nuk janë funksionale për dëgjimin e dëshmitarit të paraparë.
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special njofton se është anuluar seanca së shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të akuzuarve B.S, D.M. dhe V.T. , pasi përmes emailit zyrtar nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës është njoftuar se Autoritet e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht Gjykata e Shkupit ka njoftuar se nuk kanë mundësi që të bëjnë lidhjen me video konferencë për datën 27 tetor 2025, pasi pajisjet nuk janë funksionale për dëgjimin e dëshmitarit të paraparë. Gjykata njofton se lidhur me caktimin e datave të radhës në këtë çështje penale, palët do të njoftohen paraprakisht, përmes ftesave të gjykatës”, thuhet në konfirmim.
