Çka u gjet brenda mullirit të ri, afër arës ku ishte varrosur Enver Bajraktari?

Nga ara e mbjellë me misër, ku ishte vrarë dhe varrosur Enver Bajraktari, duhej kaluar nëpër një lug, përmes të cilit rridhte një përroskë e vogël uji, për të dalë më pas në një arë tjetër, e cila më herët kishte qenë e mbjellë me grurë. Kjo arë gruri ndodhej pothuajse përballë shtëpisë së Top

tetor 30, 2025 - 01:00
 0
Çka u gjet brenda mullirit të ri, afër arës ku ishte varrosur Enver Bajraktari?
Çka u gjet brenda mullirit të ri, afër arës ku ishte varrosur Enver Bajraktari?

Çka u gjet brenda mullirit të ri, afër arës ku ishte varrosur Enver Bajraktari?

Nga ara e mbjellë me misër, ku ishte vrarë dhe varrosur Enver Bajraktari, duhej kaluar nëpër një lug, përmes të cilit rridhte një përroskë e vogël uji, për të dalë më pas në një arë tjetër, e cila më herët kishte qenë e mbjellë me grurë.

Kjo arë gruri ndodhej pothuajse përballë shtëpisë së Top Kolshit, të ndara vetëm nga një rrugë e asfaltuar. Në këtë arë gjendej edhe një mulli – ndërtim prej guri, që në pamje të parë dukej i ri dhe pothuajse i papërdorur, pasi pranë tij qëndronte mulliri i vjetër. Brenda mullirit të ri mund të gjeje dërrasa me përmasa, trashësi dhe gjerësi të ngjashme me ato që ishin përdorur për të mbuluar trupin e pajetë të Enver Bajraktarit në arën e misrit. Edhe ngjyra e drurit ishte e njëjtë.

Por, për habi, sipër këtyre dërrasave ishin lënë një palë tuta – veshje sportive të pjesës së poshtme, ngjyrë të kaltër të errët, me dy vija të bardha anash. Detaje këto që pothuajse ishin mbuluar nga balta, e cila dukej as shumë e njomë e as e tharë plotësisht, duke krijuar përshtypjen se ato ishin lënë aty para vetëm disa ditësh. Tutat ishin të baltosura pothuajse në çdo pjesë, çka ngjall dyshime se mund t’i përkisnin Topit ose personave të tjerë të përfshirë në dhënien e ndihmës, siç dyshon prokuroria. Por habinë më të madhe e ngre fakti se pse këto veshje nuk janë marrë nga organet hetuese për ekzaminim.

Redaksia e MAT ka pyetur prokurorin e rastit për këtë detaj, por ai nuk ka dhënë përgjigje. /Klankosova.tv