Shumë inxhinierë të IT-së largohen nga vendi

Në vend që të shkojnë jashtë vendit, gjithnjë e më shumë të rinj inxhinierë të IT-së nga rajoni i Ohrit dhe Strugës vendosin ta ndërtojnë karrierën e tyre në vendin The post Shumë inxhinierë të IT-së largohen nga vendi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 7, 2025 - 17:00
 0
Shumë inxhinierë të IT-së largohen nga vendi

Në vend që të shkojnë jashtë vendit, gjithnjë e më shumë të rinj inxhinierë të IT-së nga rajoni i Ohrit dhe Strugës vendosin ta ndërtojnë karrierën e tyre në vendin ku jetojnë. Arsye për këtë është fakti që një numër gjithnjë e më i madh kompanish të huaja nga kjo industri po hapin degë në qytetet jashtë Shkupit. Kjo është një nga profesionet më të paguara, por edhe më të kërkuara në Maqedoninë e Veriut. Pagat janë afër mesatares evropiane dhe lëvizin nga 1000 deri në 2000 euro. Një pjesë e studentëve madje hapin edhe kompanitë e tyre.

“Para 10 vjetësh, studentët e universitetit tonë të gjithë shkonin jashtë vendit, qoftë për specializim shtesë, qoftë për studime master apo doktoraturë, ndërsa në 3–4 vitet e fundit, me hapjen e më shumë kompanive të huaja në Maqedoninë e Veriut, ata po qëndrojnë këtu. Ky është hulumtimi i fundit që e kemi bërë. Nga studentët tanë, 70% qëndrojnë këtu”, tha Jasmina Andonovska – drejtoreshë e Qendrës së Karrierës .

“Një pjesë punojnë për kompani të huaja, pra si frilancerë, dhe paga është konkurruese me ato të jashtme. Në Maqedoninë e Veriut ekziston një hendek mjaft i madh në paga mes inxhinierëve IT dhe profesioneve të tjera, gjë që nuk është rast në Evropë. Pagat janë më pak a më shumë në nivelin evropian dhe mendoj se punojmë lokalisht, por marrim paga evropiane, dhe me standardin që e kemi në shtetin tonë mund të jetohet shumë mirë”, u shpreh Atanas Hristov – Profesor në Universitetin e Teknologjisë Informatike Ohër.

Disa nga inxhinierët e ardhshëm të IT-së megjithatë kanë dilema nëse të qëndrojnë në vend apo të shkojnë jashtë.

“Ideale do të ishte këtu, është e natyrshme që askush nuk dëshiron të largohet nga atdheu i vet dhe të shkojë diku tjetër vetëm për punë, por kjo është e vështirë të parashikohet, sepse bëhet fjalë për faktorë më të mëdhenj, pasi kjo është një luftë për mbijetesë”, tha Evgenija Puleska – studente.

“Mua më shumë më lind dëshira të vazhdoj jashtë vendit, sepse më pëlqen më shumë jeta atje”, tha Stefan Bosheski – student.

“Jemi të orientuar drejt rekrutimit të kuadrove të rinj. Qëllimi ynë është t’i mbajmë të rinjtë në Ohër”, theksoi Petar Bushoski – menaxher i kompanisë.

“Mendoj se kuadri që e kemi aktualisht mund të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut, për arsye se kemi mjaft vende pune që po kërkojnë gjithnjë e më shumë aftësi të reja në punë, njohuri të reja”, tha Stefani Nedelkova Kuzmanova – menaxhere e kompanisë.

Për këtë arsye po rritet gjithnjë e më shumë interesi për të studiuar edhe në Universitetin për Shkenca dhe Teknologji Informatike në Ohër, veçanërisht në programin për inteligjencë mekanike dhe robotikë, njofton Alsat.mk, trasnemton Gazeta Flaka

The post Shumë inxhinierë të IT-së largohen nga vendi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .