Mashtrim tjetër me aksident të rremë, kësaj here bie viktimë një grua 82-vjeçare nga Shkupi

Më 06.12.2025, rreth orës 10:20, në SPB Shkup, një grua 82-vjeçare nga Shkupi denoncoi se ishte mashtruar nga një person për një shumë prej rreth 170.000 denarësh. Sipas denoncimit, personi The post Mashtrim tjetër me aksident të rremë, kësaj here bie viktimë një grua 82-vjeçare nga Shkupi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 7, 2025 - 17:00
 0
Mashtrim tjetër me aksident të rremë, kësaj here bie viktimë një grua 82-vjeçare nga Shkupi

Më 06.12.2025, rreth orës 10:20, në SPB Shkup, një grua 82-vjeçare nga Shkupi denoncoi se ishte mashtruar nga një person për një shumë prej rreth 170.000 denarësh. Sipas denoncimit, personi e kishte kontaktuar me telefon, duke u prezantuar si nëpunës policor, dhe i kishte thënë viktimës se mbesa e saj kishte shkaktuar një aksident trafiku ku kishte vdekur një fëmijë dhe se duhej të paguante për të mos shkuar në burg.

Siç raportohet, ajo doli në rrugë dhe ia dorëzoi paratë një personi mashkull, por më vonë kuptoi se mbesa e saj nuk kishte marrë pjesë në asnjë aksident trafiku, dmth ishte mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

The post Mashtrim tjetër me aksident të rremë, kësaj here bie viktimë një grua 82-vjeçare nga Shkupi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .