Si ishte viti 2024?! Ndryshimi i pushtetit “dhoma e pritjes” në BE, rritja e çmimeve, apati tek qytetarët!

VMRO-DPMNE ishte fituesi absolut I zgjedheve 2024 dhe me 78 deputetë ka një shumicë stabile. Në LSDM-në opozitare ndoshën ndryshime. U largua Dimitar Kovaçevski kurse I mbetet liderit të ri Venko Filipçe që ta konsolidojë partinë. Zgjedhjet 2024 në sipërfaqe nxorën dy aktorë të rinj politik. Koalicionin VLEN dhe Lëvizjen “Znam”. Pas dy dekadave, BDI-ja […] The post Si ishte viti 2024?! Ndryshimi i pushtetit “dhoma e pritjes” në BE, rritja e çmimeve, apati tek qytetarët! appeared first on InfoShqip.com.

dhjetor 31, 2024 - 16:00
 0  4
Si ishte viti 2024?! Ndryshimi i pushtetit “dhoma e pritjes” në BE, rritja e çmimeve, apati tek qytetarët!

VMRO-DPMNE ishte fituesi absolut I zgjedheve 2024 dhe me 78 deputetë ka një shumicë stabile. Në LSDM-në opozitare ndoshën ndryshime. U largua Dimitar Kovaçevski kurse I mbetet liderit të ri Venko Filipçe që ta konsolidojë partinë.

Zgjedhjet 2024 në sipërfaqe nxorën dy aktorë të rinj politik. Koalicionin VLEN dhe Lëvizjen “Znam”.

Pas dy dekadave, BDI-ja kaloi në opozitë dhe gjatë veprimit opozitar alarmon për zhbërjen e të drejtave kolektive të shqiptarëve në RMV.

“Lista e zezë” e SHBA-së, në vitin 2024 vazhdoi të plotësohet. Pas Katica Janevës dhe Stevço Jakimovskit, në këtë listë u gjetën edhe Artan Grubi dhe gjykatësi Enver Bexheti.

Gjyqësori dhe besimi në këtë institucion edhe këtë vit mbeti një nga problemet kyçe. Rejtingu prej 2% është arsyetimi I Mickoskut për të shkarkuar Këshillin Gjyqësor. Zgjedhja e më pas shkarkimi I Kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, si dhe arrestimi i gjykatësit suprem Naqe Gjorgiev, vetëm se konfirmuan kaosin në pushtetin gjyqësor.

Maqedonia e Veriut mbeti në “dhomën e pritjes” së BE-së – u ndanë rrugët me Shqipërinë. Ndryshimet Kushtetuese dhe futja e Bullgarëve në Kushtetutë mbetet kushti i vetëm për vazhdimin e negociatave, kurse Qeveria mbetet në qëndrimin e prerë se për ndryshime kushtetuese me veprim të anuluar.

Në planin ekonomik nuk pati progress të theksuar. “Ngrirja” e çmimeve dhe marzhat, masat qeveritare, “Shportat”, aksionet, janë mënyrat me të cilat qeveria përpiqet që t`i mbajë nën kontroll çmimet që diktohen nga tregtarët në garën për profit më të madh.

“Shportat” si masë qeveritare dy herë u mashtruan pikërisht nga tregtarët, kurse qytetarët paguajnë çmimin.

Shporta minimale sindikale për një vit u rrit për rreth 8.000 denarë dhe tani peshon 62.000 denarë, kurse pagat vazhdojnë të jenë larg çmimeve. Paga minimale prej 450 eurove mbetet vetëm një dëshirë e Sindikatave.

Biznesi dhe Komunat janë në pritje të 500 milion eurove të kredisë hungareze, kurse Qeveria kërkon mënyra për plasimin e këtyre mjeteve. /tvklan.mk

The post Si ishte viti 2024?! Ndryshimi i pushtetit “dhoma e pritjes” në BE, rritja e çmimeve, apati tek qytetarët! appeared first on InfoShqip.com.