Siljanovska-Davkova për shkarkimin e Kocevskit: Pas tragjedisë në Koçan, është politikisht përgjegjëse të lihet të punojë
Për momentin, gjëja më e rëndësishme është që Prokuroria të punojë dhe të merret me tragjedinë që prek të gjithë qytetarët. Kështu deklaroi sot presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, duke komentuar shkarkimin e prokurorit publik Ljupço Kocevski, transmeton Portalb.mk. Lidhur me pyetjen që ajo tha se e dëgjon shpesh, pse deri dje kërkohej shkarkimi i Kocevskit dhe […]


Për momentin, gjëja më e rëndësishme është që Prokuroria të punojë dhe të merret me tragjedinë që prek të gjithë qytetarët. Kështu deklaroi sot presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, duke komentuar shkarkimin e prokurorit publik Ljupço Kocevski, transmeton Portalb.mk.
Lidhur me pyetjen që ajo tha se e dëgjon shpesh, pse deri dje kërkohej shkarkimi i Kocevskit dhe jo tani, presidentja beson se kjo është përgjegjësi politike.
“Imagjinoni, nëse pas një tragjedie që do ta mbajmë në kurriz për gjithë jetën, një tragjedi që na duhet tolerancë dhe unitet për t’u përballur, vazhdoni me kërkesën për dorëheqjen e prokurorit publik. Atëherë gjërat vetëm sa do të ndërlikohen. Tani organi duhet të lihet të punojë. Për aq sa shoh unë, po vepron”, tha ajo.
Ajo theksoi se kishte edhe vërejtje rreth punës së Kocevskit dhe nuk heq dorë prej tyre, por beson se për momentin gjëja më e rëndësishme është që Prokuroria të punojë dhe të merret me tragjedinë.
“Tani për tani, gjëja më e rëndësishme është që të gjithë të kryejnë funksionin dhe autoritetin e tyre. Pse? Në mënyrë që të mund të merremi me problemin që na prek të gjithëve. Tragjedia na prek të gjithëve. Prandaj, edhe në ndjekjen penale të atyre që janë përgjegjës, duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, thotë Siljanovska-Davkova.
Prokurori PublikLjupço Kocevski deklaroi javën e kaluar se hetimi për zjarrin tragjik në Koçan, ku humbën jetën 62 persona, do të përfundojë brenda afatit të përcaktuar me ligj prej 90 ditësh, përkatësisht deri më 16 ose 17 qershor.
Pas tragjedisë në Koçani, kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi pezullimin e procedurës për shkarkimin e Kocevskit, duke pasur parasysh hetimin e gjerë që po zhvillohet në lidhje me rastin.
Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, po atë ditë, jetën e humbën 59 persona, ndërsa më 4 prill, më 7 prill dhe 17 prill, ndërruan jetë edhe tre persona të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave në 62. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.