Siljanovska për çështjen e spiunazhit: Të respektohen dispozitat e Ligjit për procedurën penale dhe prezumimi i pafajësisë
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nuk dëshiron të komentojë për të ashtuquajturën “aferë e spiunimit” në Kabinetin e saj, por thotë se është konfuze nga përgjigjet e Prokurorisë. Ajo vlerëson se duhet të respektohet Ligji për Procedur...
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nuk dëshiron të komentojë për të ashtuquajturën “aferë e spiunimit” në Kabinetin e saj, por thotë se është konfuze nga përgjigjet e Prokurorisë. Ajo vlerëson se duhet të respektohet Ligji për Procedurën Penale dhe prezumimi i pafajësisë.
“Jam pak konfuze me përgjigjet e pyetjeve të gazetarëve ose me njoftimet që vijnë pikërisht nga Prokuroria për krim të organizuar, në të cilat shpjegohet komunikimi i tyre me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Jo, nuk i shmangem deklaratave. Megjithatë, mendoj se duhet të respektohen dispozitat e Ligjit për Procedurën Penale dhe sa i përket prezumimit të pafajësisë, por siç thashë edhe sa i përket mbledhjes së të dhënave dhe hapjes eventuale të një procedure penale”, theksoi Gordana Siljanovska-Davkova.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.