Sistemi izraelit “Iron Dome” duke ndalur raketat e Iranit në Tel Aviv të premten në mbrëmje

Irani ka lëshuar “qindra raketa të ndryshme balistike” drejt Izraelit, në atë që Teherani e quajti fillimin e “përgjigjes shkatërruese” ndaj sulmeve izraelite ndaj vendit të premten në mëngjes. “Pak çaste më parë, me lëshimin e qindra raketave të ndryshme balistike drejt territoreve të pushtuara, ka filluar operacioni ndaj sulmit të egër të regjimit sionist”, […]

qershor 13, 2025 - 21:30
 0  6
Sistemi izraelit “Iron Dome” duke ndalur raketat e Iranit në Tel Aviv të premten në mbrëmje

Irani ka lëshuar “qindra raketa të ndryshme balistike” drejt Izraelit, në atë që Teherani e quajti fillimin e “përgjigjes shkatërruese” ndaj sulmeve izraelite ndaj vendit të premten në mëngjes.

“Pak çaste më parë, me lëshimin e qindra raketave të ndryshme balistike drejt territoreve të pushtuara, ka filluar operacioni ndaj sulmit të egër të regjimit sionist”, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit, IRNA.

Ushtria izraelite ka njoftuar se Irani ka lëshuar raketa drejt territorit të Izraelit para pak kohe, në një veprim që shihet si hakmarrje për sulmet ajrore izraelite ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Sipas deklaratës të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), sistemet mbrojtëse ajrore janë vënë në funksion të plotë për të ndaluar kërcënimin e raketave iraniane.

Autoritetet izraelite kanë urdhëruar qytetarët të futen në strehimore dhe të qëndrojnë aty derisa të jepet një njoftim i ri.

Ky zhvillim shënon përshkallëzim të rrezikshëm në krizën mes dy vendeve dhe ngre shqetësime serioze për një konflikt të hapur rajonal.