S’ka ndodh asnjëherë më parë, nga instagrami i Gjestit ka një thirrje për të gjithë fansat e tij
Gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Albania, Gjest Pervizi ka arritur të krijojë një numër të konsiderueshëm fansash dhe mbështetësish që e kanë ndjekur me vëmendje dhe përkushtim në çdo hap të tij. Tashmë, profili zyrtar i tij në rrjete sociale ka publikuar një njoftim të veçantë, një thirrje emocionuese dhe mjaft domethënëse […]


Gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Albania, Gjest Pervizi ka arritur të krijojë një numër të konsiderueshëm fansash dhe mbështetësish që e kanë ndjekur me vëmendje dhe përkushtim në çdo hap të tij. Tashmë, profili zyrtar i tij në rrjete sociale ka publikuar një njoftim të veçantë, një thirrje emocionuese dhe mjaft domethënëse për të gjithë ata që e kanë përkrahur nga distanca.
Në postimin e bërë në llogarinë zyrtare të Gjestit në Instagram, administrata që menaxhon profilin e tij i bën thirrje të gjithë fansave të tij më të përkushtuar që të marrin pjesë fizikisht në mbështetjen ndaj tij – këtë herë jo përmes komenteve apo votave online, por direkt nga tribuna e spektaklit.
Organizatorët kanë bërë të ditur se për të gjithë ata që dëshirojnë të shkojnë dhe të jenë prezentë për të mbështetur Gjestin në mënyrë aktive, do të mbulohen të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe biletave të hyrjes në studio. Kjo iniciativë ka për qëllim t’i ofrojë mundësinë çdo fansi të jetë pranë Gjestit në momentet më vendimtare të spektaklit, sidomos tani që loja po hyn në fazat finale dhe çdo përkrahje shtë e vlefshme.
Ja dhe njoftimi i plotë nga administrata e profilit të Gjestit:
“Për të gjithë ata që e duan Gjestin dhe dëshirojnë ta mbështesin nga afër, ju ftojmë të bëheni pjesë e tribunës përkrahëse në spektaklin e rradhës të Big Brother VIP Albania.
Ne do të kujdesemi për gjithçka – bileta, transporti dhe çdo shpenzim tjetër do të mbulohet nga ana jonë. Ju vetëm vini dashurinë dhe energjinë tuaj pozitive!
Kush është i interesuar, lutemi të na shkruajë sa më parë në DM për t’u regjistruar dhe për të marrë të gjitha informacionet e nevojshme.
GJESTI JU FALËNDËRON PËR ZEMRËN QË PO I JEPNI!”
Ky gjest solidariteti dhe organizimi nga ekipi i Gjestit tregon edhe njëherë sa e madhe është fuqia e komunitetit të fansave, të cilët janë të gatshëm të japin gjithçka për të parë të preferuarin e tyre të triumfojë.
Nëse jeni fans i Gjestit dhe doni ta mbështesni si kurrë më parë, ky është momenti për të treguar dashurinë tuaj – jo vetëm me fjalë, por edhe me praninë tuaj!
Shiko postimin: