Skandal në Beograd, tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosovës me ngjyrat e Serbisë
Në ndeshjen e Ligës së Evropës ndërmjet Celta de Vigos dhe Crvena Zvezdas në Beograd, e cila përfundoi barazim 1-1 dhe ku skuadra spanjolle siguroi vendin në “play-off”, një gjest jo sportiv i tifozëve ka tërhequr vëmendjen. Gjatë takimit, një grup tifozësh të Celtas shpalosi një flamur ku shfaqej harta e Kosovës e mbuluar me […] The post Skandal në Beograd, tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosovës me ngjyrat e Serbisë appeared first on InfoShqip.com.
Në ndeshjen e Ligës së Evropës ndërmjet Celta de Vigos dhe Crvena Zvezdas në Beograd, e cila përfundoi barazim 1-1 dhe ku skuadra spanjolle siguroi vendin në “play-off”, një gjest jo sportiv i tifozëve ka tërhequr vëmendjen.
Gjatë takimit, një grup tifozësh të Celtas shpalosi një flamur ku shfaqej harta e Kosovës e mbuluar me ngjyrat dhe simbolet e flamurit të Serbisë, një mesazh me përmbajtje politike dhe provokues në stadiumin serb, shkruan KosovaPress.
Veprimi u shoqërua edhe me brohoritje si “Kosova është Serbi”.
Mbetet të shihet nëse UEFA do të hetojë ose të marrë masa disiplinore ndaj klubit spanjoll për këtë provokim, megjithëse detajet e mundshme të ndëshkimeve ende nuk janë bërë të qarta.
The post Skandal në Beograd, tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosovës me ngjyrat e Serbisë appeared first on InfoShqip.com.