Skandal në Doganat e Maqedonisë së Veriut: Hiqet gjuha shqipe nga vulat dhe dokumentet zyrtare
Një vendim i ri i Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë së Veriut ka shkaktuar indinjatë te punonjësit shqiptarë, pasi prej sot vulat zyrtare do të jenë vetëm në gjuhën maqedonase. The post Skandal në Doganat e Maqedonisë së Veriut: Hiqet gjuha shqipe nga vulat dhe dokumentet zyrtare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Një vendim i ri i Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë së Veriut ka shkaktuar indinjatë te punonjësit shqiptarë, pasi prej sot vulat zyrtare do të jenë vetëm në gjuhën maqedonase. Nëse deri dje dokumentet vuloseshin në dy gjuhë – maqedonisht dhe shqip – tashmë shqipja është eliminuar.
Burime të gazetës KOHA brenda institucionit konfirmojnë se vulat e reja janë porositur dhe do të hyjnë në përdorim menjëherë. Sipas tyre, edhe përdorimi i shqipes në dokumentet zyrtare është reduktuar në minimum ose është fshirë krejtësisht, ndonëse Ligji për Përdorimin e Gjuhëve e parasheh detyrimin për përdorim paralel të dy gjuhëve.
Ky hap shihet si një regres serioz në respektimin e të drejtave gjuhësore dhe rrezikon të hapë tensione ndëretnike. Pavarësisht kësaj, drejtuesit e institucionit heshtin. Drejtor i Doganave është Boban Nikollovski, ndërsa zëvendësdrejtor Mustafa Dauti nga Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit, i cili deri më tani nuk ka reaguar për këtë zhvillim.
Mospërfillja ndaj shqipes u dëshmua edhe në shënimin e 33-vjetorit të Doganave, ku i gjithë manifestimi u mbajt vetëm në maqedonisht, ndërsa doganierët shqiptarë në një video-mesazh ishin të detyruar të flisnin po ashtu maqedonisht – nën sytë e zv/drejtorit Dauti. Flaka
The post Skandal në Doganat e Maqedonisë së Veriut: Hiqet gjuha shqipe nga vulat dhe dokumentet zyrtare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
