Ambasadori Meidani takoi kreun e Misionit të OSBE/ODIHR në Shkup: Theks mbi klimën demokratike para zgjedhjeve

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, është takuar sot në Shkup me Mateo Maccacci, shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR. Takimi vjen pas bashkëbisedimit The post Ambasadori Meidani takoi kreun e Misionit të OSBE/ODIHR në Shkup: Theks mbi klimën demokratike para zgjedhjeve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 25, 2025 - 21:00
 0
Ambasadori Meidani takoi kreun e Misionit të OSBE/ODIHR në Shkup: Theks mbi klimën demokratike para zgjedhjeve

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, është takuar sot në Shkup me Mateo Maccacci, shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR. Takimi vjen pas bashkëbisedimit të mëparshëm mes tyre gjatë Konferencës së Ambasadorëve në Tiranë, më herët këtë vit.

Gjatë takimit, palët diskutuan mbi zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut si dhe mbi rëndësinë e garantimit të një klime të shëndetshme demokratike në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

“Sot në Shkup pata kënaqësinë të takohesha sërish me Mateo Maccacci, pas takimit tonë të këndshëm gjatë Konferencës së Ambasadorëve në Tiranë. Shkëmbyem mendime mbi zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe mbi rëndësinë e promovimit të një ambienti pozitiv, të drejtë, transparent dhe demokratik në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Prania dhe angazhimi i ODIHR mbetet thelbësor në mbështetjen e këtyre vlerave të përbashkëta në të gjithë rajonin”, shkroi Meidani në platformën “X”. Flaka

The post Ambasadori Meidani takoi kreun e Misionit të OSBE/ODIHR në Shkup: Theks mbi klimën demokratike para zgjedhjeve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .