Snopçe: VLEN nuk i ka përkrahur studentët, as dje si BDI e as sot

Deputeti Hali Snopçe ka reaguar lidhur me protestat e studentëve në Shkup, duke akuzuar subjektin politik VLEN për mungesë mbështetjeje. Sipas tij, VLEN është i vetmi që nuk proteston dhe nuk i përkrah studentët shqiptarë në kërkesat e tyre. Snopçe theksoi se kjo qasje nuk është e re, pasi sipas tij, e njëjta ka ndodhur […]

Prill 7, 2026 - 02:00
Snopçe: VLEN nuk i ka përkrahur studentët, as dje si BDI e as sot

Deputeti Hali Snopçe ka reaguar lidhur me protestat e studentëve në Shkup, duke akuzuar subjektin politik VLEN për mungesë mbështetjeje.

Sipas tij, VLEN është i vetmi që nuk proteston dhe nuk i përkrah studentët shqiptarë në kërkesat e tyre. Snopçe theksoi se kjo qasje nuk është e re, pasi sipas tij, e njëjta ka ndodhur edhe më herët kur përfaqësuesit e këtij subjekti kanë qenë pjesë e Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

“Ata nuk i kanë përkrahur studentët as kur kanë qenë në BDI dhe nuk i përkrahin as tani, pasi kanë ndërruar siglën dhe janë bërë VLEN”, deklaroi Snopçe./TS/