Socialistët hapin fushatën, Rama: Shqipëria është grua, Evropa është grua!Rruga për në BE varet nga bijat shqiptare

Partia Socialiste e ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Maj me një takim me gratë dhe vajzat. Gjatë fjalës së tij në këtë event, kryeministri Edi Rama u shpreh krenar për pjesëmarrjen e lartë të grave në PS. Ndërkaq ai theksoi se integrimi i Shqipërisë në BE deri në vitin 2030 varet në […]

Prill 11, 2025 - 20:00
 0  8
Socialistët hapin fushatën, Rama: Shqipëria është grua, Evropa është grua!Rruga për në BE varet nga bijat shqiptare

Partia Socialiste e ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Maj me një takim me gratë dhe vajzat.

Gjatë fjalës së tij në këtë event, kryeministri Edi Rama u shpreh krenar për pjesëmarrjen e lartë të grave në PS.

Ndërkaq ai theksoi se integrimi i Shqipërisë në BE deri në vitin 2030 varet në radhë të parë nga nënat, motrat dhe bijat e Shqipërisë.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës: 

Sot ne jemi mbledhur në të 12 qarqet e vendit ku do zhvillohen 12 garat e përballje elektorale për kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë për të nisur zyrtarisht fushatën e 11 Majit.

Ishte e vetmja mënyrë për të lidhur bashkë të gjitha forcat komando të forumit të gruas, ne menduam se më e udhës ishte të mblidheshin drejtueset dhe koordinatoret e çdo qarku.

Shqipëria është grua, Europa është grua dhe suksesi i përpjekjes për Shqipërinë 2030 në BE Varet në radhë të parë nga nënat, motrat dhe nga bijat e Shqipërisë. Nuk ka asgjë që mua më bën krenar për PS se sa fakti që kjo forcë poliitke mbështete fuqimisht nga gratë dhe vajzat e Shqipërisë.

PS e mbështesin në rang kombëtar 56% e zgjedhësve gra dhe vajza, në qarqe të caktuara kjo mbështetje shkon në 65%. Te burrat dhe djemtë mbështetja është më e ulët te ne, se sa te gratë dhe vajzat.