Sondazhi: Ahmeti ngjitet pas Mickoskit, lë pas Filipçen – liderët e VLEN-it në fund të listës!

Agjencia Market Vision, e njohur si e afërt me VMRO-DPMNE-në, ka publikuar anketën e saj më të re mbi besueshmërinë e liderëve politikë në vend. Sipas rezultateve, mbi 40% e The post Sondazhi: Ahmeti ngjitet pas Mickoskit, lë pas Filipçen – liderët e VLEN-it në fund të listës! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 27, 2025 - 13:00
 0
Sondazhi: Ahmeti ngjitet pas Mickoskit, lë pas Filipçen – liderët e VLEN-it në fund të listës!

Agjencia Market Vision, e njohur si e afërt me VMRO-DPMNE-në, ka publikuar anketën e saj më të re mbi besueshmërinë e liderëve politikë në vend.

Sipas rezultateve, mbi 40% e të anketuarve deklaruan se nuk i besojnë asnjë lideri politik. Udhëheqës i listës del kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ndërsa në vend të dytë pozicionohet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, me 6.3% mbështetje.

“Ali Ahmeti lë pas ish-ministrin e Shëndetësisë dhe figurën e LSDM-së, Venko Filipçe, i cili ka marrë vetëm 4.8% besueshmëri”, thekson raporti i Market Vision.

Pas tyre, renditja vijon kështu:

  • Dimitar Apasiev (Levica) – 3.2%
  • Maksim Dimitrievski (ZNAM) – 2.2%
  • Izet Mexhiti (Lëvizja Demokratike) – 2.1%
  • Bilall Kasami (BESA) – 1.8%
  • Afrim Gashi (Alternativa) – 1.1%
  • Arben Taravari (Aleanca për Shqiptarët) – 1.1%
  • si dhe liderë të tjerë – 2.2%.

Anketa është shpërndarë gjerësisht nga zyrtarë të lartë të VMRO-DPMNE-së, mes tyre edhe koordinatori i Grupit Parlamentar, Nikolla Micevski. Flaka

The post Sondazhi: Ahmeti ngjitet pas Mickoskit, lë pas Filipçen – liderët e VLEN-it në fund të listës! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .