Sondazhi: VLEN në faliment – Pas zgjedhjeve BDI pritet të jetë forca e dytë më e madhe politike, para LSDM
Agjencia Market Vision, e njohur si e afërt me VMRO-DPMNE-në, ka publikuar anketën e saj më të re, sipas së cilës VMRO-DPMNE del forca e parë politike në vend, ndërsa The post Sondazhi: VLEN në faliment – Pas zgjedhjeve BDI pritet të jetë forca e dytë më e madhe politike, para LSDM appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Agjencia Market Vision, e njohur si e afërt me VMRO-DPMNE-në, ka publikuar anketën e saj më të re, sipas së cilës VMRO-DPMNE del forca e parë politike në vend, ndërsa Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) renditet e dyta.

Sipas të dhënave të sondazhit, koalicioni VLEN shihet se do të humbasë nga BDI në zgjedhjet e 19 tetorit, me rezultat 2.5 me 1. Pas zgjedhjeve, sipas kësaj ankete, koalicioni i BDI-së do të jetë forca e dytë më e madhe politike në vend.
Në pjesën e besueshmërisë së liderëve politikë, udhëheqësin e listës e mban kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, por mbi 40% e të anketuarve kanë deklaruar se nuk i besojnë asnjë lideri politik.

Pas tij, me përqindjen më të lartë të besueshmërisë radhitet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, me 6.3%, duke lënë pas ish-ministrin e Shëndetësisë dhe figurën e LSDM-së, Venko Filipçe, me 4.8% mbështetje.
Më pas vijojnë:
- Dimitar Apasiev (Levica) – 3.2%
- Maksim Dimitrievski (ZNAM) – 2.2%
- Izet Mexhiti (Lëvizja Demokratike) – 2.1%
- Bilall Kasami (BESA) – 1.8%
- Afrim Gashi (Alternativa) – 1.1%
- Arben Taravari (Aleanca për Shqiptarët) – 1.1%
- si dhe liderë të tjerë – 2.2%.
Anketa ka nisur të shpërndahet gjerësisht edhe nga zyrtarë të lartë të VMRO-DPMNE-së, mes tyre edhe Nikolla Micevski, koordinatori i Grupit Parlamentar të kësaj partie.
The post Sondazhi: VLEN në faliment – Pas zgjedhjeve BDI pritet të jetë forca e dytë më e madhe politike, para LSDM appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
