Sondazhi në Flaka: 70% e lexuesve nuk besojnë se VLEN do të shndërrohet në një subjekt politik
Në sondazhin javor të rubrikës VOX në Gazetën Flaka, shumica e lexuesve shprehen skeptikë ndaj mundësisë që koalicioni VLEN të shndërrohet në një subjekt të vetëm politik. Në pyetjen: “A The post Sondazhi në Flaka: 70% e lexuesve nuk besojnë se VLEN do të shndërrohet në një subjekt politik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Në sondazhin javor të rubrikës VOX në Gazetën Flaka, shumica e lexuesve shprehen skeptikë ndaj mundësisë që koalicioni VLEN të shndërrohet në një subjekt të vetëm politik.
Në pyetjen: “A mendoni se VLEN do të shndërrohet në një subjekt politik?” kanë votuar gjithsej 308 qytetarë, me këto rezultate:
- Jo – 217 vota (70%)
- Po – 71 vota (23%)
- Nuk e di – 21 vota (7%)
Në sondazh votuan gjithsej 309 lexues të Gazetës Flaka, të cilët shprehën mendimet e tyre lidhur me të ardhmen politike të koalicionit VLEN.

Bashkimi i partive brenda VLEN-it ka qenë një debat i hapur për më shumë se një vit, që nga formimi i koalicionit në vitin 2024. Edhe pse ka pasur paralajmërime për modele të ndryshme të funksionimit si një subjekt i vetëm, deri më sot kjo ide nuk është konkretizuar, ndërsa opinioni publik duket kryesisht mosbesues.
Pyetja e radhës në Sondazhin e Gazetës Flaka:
“A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?”
Votoni dhe shprehni mendimin tuaj në rubrikën VOX të Gazetës Flaka.
The post Sondazhi në Flaka: 70% e lexuesve nuk besojnë se VLEN do të shndërrohet në një subjekt politik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .