Uji në Strugë i sigurt për t’u pirë

Ndërmarrja Publike NP Ujësjellës dhe Kanalizim – Strugë ka njoftuar se uji për pije në qytetin e Strugës është sërish i sigurt për përdorim. “Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se, në bazë të analizave të mostrave të ujit nga burimi “Shum” të ditëve të fundit, është konstatuar se niveli i turbullirës është në kufi të […]

Mars 6, 2026 - 21:30
 0
Uji në Strugë i sigurt për t’u pirë

Ndërmarrja Publike NP Ujësjellës dhe Kanalizim – Strugë ka njoftuar se uji për pije në qytetin e Strugës është sërish i sigurt për përdorim.

“Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se, në bazë të analizave të mostrave të ujit nga burimi “Shum” të ditëve të fundit, është konstatuar se niveli i turbullirës është në kufi të normales dhe me këtë shfuqizohet ndalesa për përdorimin e ujit për pije”, njoftojnë nga NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Strugë.