Sot, 45 persona në burgje dhe 242 të sëmurë ushtruan të drejtën e votës

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KShZ) njoftoi se deri në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme, nga gjithsej 94 persona të regjistruar për të votuar në burgje, të drejtën e votës The post Sot, 45 persona në burgje dhe 242 të sëmurë ushtruan të drejtën e votës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 10, 2026 - 23:30
 0
Sot, 45 persona në burgje dhe 242 të sëmurë ushtruan të drejtën e votës

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KShZ) njoftoi se deri në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme, nga gjithsej 94 persona të regjistruar për të votuar në burgje, të drejtën e votës e kanë ushtruar 45 persona.

Ndërkohë, nga 248 persona të sëmurë ose me nevoja të veçanta të regjistruar për të votuar në katër komunat – Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë–Rostushë dhe Qendër Zhupë – deri në orën 19:00 kanë votuar 242 persona. Sipas të dhënave të KShZ-së, 143 persona kanë votuar në Gostivar, 31 në Vrapçisht, 66 në Mavrovë–Rostushë, ndërsa 2 persona në Qendër Zhupë.

Nga KShZ bëhet e ditur se procesi i votimit për këto kategori të zgjedhësve ka kaluar pa pengesa, probleme apo parregullsi.

Komisioni njofton gjithashtu se rezultatet e votimit të personave të sëmurë, me nevoja të veçanta dhe të personave që vuajnë dënimin me burg nuk do të publikohen veçmas sot. Çdo fletëvotim është vendosur në zarf të veçantë dhe në kutitë e votimit, të cilat nuk do të hapen sot. Numërimi i këtyre votave dhe publikimi i rezultateve do të bëhet së bashku me rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve, pas përfundimit të votimit nesër në orën 19:00, për çdo vendvotim dhe për çdo komunë ku ka pasur votim. Gazeta Flaka

The post Sot, 45 persona në burgje dhe 242 të sëmurë ushtruan të drejtën e votës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .