Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Një ditë para zgjedhjeve të parakohshme, që do të mbahen nesër në vend, në përfaqësitë diplomatike votohet sot. “Qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit dhe janë regjistruar me sukses për votim në përfaqësi diplomatike mund të votojnë: Me letërnjoftim, pasaportë ose leje vozitjeje të Republikës së Kosovës – lejohen edhe dokumentet me

dhjetor 27, 2025 - 09:00
 0
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Një ditë para zgjedhjeve të parakohshme, që do të mbahen nesër në vend, në përfaqësitë diplomatike votohet sot.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit dhe janë regjistruar me sukses për votim në përfaqësi diplomatike mund të votojnë: Me letërnjoftim, pasaportë ose leje vozitjeje të Republikës së Kosovës – lejohen edhe dokumentet me afat të skaduar, sipas vendimit të KQZ-së”, tha KQZ në njoftim.

Konferencat e KQZ-së mbi ecurinë e procesit të votimit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës – qendra mediale e KQZ-së:

Konferenca e parë ora 09:00 – hapja e qendrave të votimit. Flet zëdhënësi i KQZ-së.

Konferenca e dytë ora 14:00 – pjesëmarrja në votime deri në ora 13:00 dhe ecuria e procesit zgjedhor.

Konferenca e tretë në ora 20:00 – përfundimi i procesit të votimit, pjesëmarrja në votime në përfaqësitë diplomatike ku është përmbyllur procesi i votimit.

Në orën 01:00, KQZ do të njoftojë vetëm përmes ueb faqes dhe rrjeteve sociale për përfundimin e votimit edhe në përfaqësitë diplomatike në SHBA dhe Kanada.