SPB Tetovë: Vajza plagos babanë e saj teksa ai ishte në gjumë
Me datë 11.02.2025 rreth orës 19:10, nga Qendra Emergjente e Gostivarit është raportuar se me lëndime nga një send i mprehtë, tek ta është sjellë një 59-vjeçar nga Gostivari. “Sipas njoftimit, teksa ai ishte duke fjetur në shtëpinë e tij familjare, vajza e tij 21-vjeçare, një person me probleme shëndetësore, e ka lënduar me një […]
![SPB Tetovë: Vajza plagos babanë e saj teksa ai ishte në gjumë](https://lajmpress.org/wp-content/uploads/2023/03/policia-tetove-spb-mpb.jpg)
Me datë 11.02.2025 rreth orës 19:10, nga Qendra Emergjente e Gostivarit është raportuar se me lëndime nga një send i mprehtë, tek ta është sjellë një 59-vjeçar nga Gostivari.
“Sipas njoftimit, teksa ai ishte duke fjetur në shtëpinë e tij familjare, vajza e tij 21-vjeçare, një person me probleme shëndetësore, e ka lënduar me një send të mprehtë”.
“Ekipi nga DPB Gostivar ka inspektuar vendin dhe po punohet për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.