Sportisti kosovar diskualifikohet në Mal të Zi pasi festoi me shqiponjë (VIDEO)

Rejan Krasniqi, një pingpongist i ri nga Ferizaj është diskualifikuar në një turne ndërkombëtar të mbajtur në Mal të Zi. Ngjarja ndodhi pasi që gjatë festës së fitores në finale, ai bëri simbolin e shqiponjës me duar. Kjo u bë e ditur të dielën mbrëma nga klubi i pingpongut “Gani Maloku”, ku bën pjesë sportisti.

dhjetor 22, 2025 - 10:00
 0
Sportisti kosovar diskualifikohet në Mal të Zi pasi festoi me shqiponjë (VIDEO)
Sportisti kosovar diskualifikohet në Mal të Zi pasi festoi me shqiponjë (VIDEO)

Sportisti kosovar diskualifikohet në Mal të Zi pasi festoi me shqiponjë (VIDEO)

Rejan Krasniqi, një pingpongist i ri nga Ferizaj është diskualifikuar në një turne ndërkombëtar të mbajtur në Mal të Zi. Ngjarja ndodhi pasi që gjatë festës së fitores në finale, ai bëri simbolin e shqiponjës me duar.

Kjo u bë e ditur të dielën mbrëma nga klubi i pingpongut “Gani Maloku”, ku bën pjesë sportisti. Sipas klubit në fjalë, ngjarja ka ndodhur në turneun “Podgorica Open”, i zhvilluar në kryeqytetin e Malit të Zi.

Në njoftimin e klubit ferizajas, vendimi për diskualifikimin e Krasniqit u mor nga organizatori i turneut, menjëherë pas përfundimit të finales. Në videon e publikuar, i riu shihet duke festuar fitoren dhe duke bërë simbolin e shqiponjës drejt familjarëve dhe ekipit të tij.

“Rejani fitoi finalen me meritë të plotë sportive ndaj lojtarit malazez, pikërisht lojtar i klubit organizator. Ndërsa pas përfundimit të ndeshjes ai festoi në mënyrë spontane, duke bërë me duar simbolin e shqiponjës në drejtim të familjarëve dhe ekipit të tij. Ky veprim nuk ishte provokim, nuk cenoi askënd dhe nuk ndikoi në rrjedhën sportive të garës, por u përdor padrejtësisht si arsye për një vendim ekstrem dhe të njëanshëm duke e ditur që nuk ekzistojnë standarde dhe rregulla të dyfishta”, thuhet në njoftim.

Klubi i pingpongut “Gani Maloku” ka bërë të ditur se kjo ishte hera e katërt që merrte pjesë në turneun e hapur “Podgorica Open”.