Stojanoski i VMRO-së provimin e jurisprudencës në shqip: Le të bëjmë një Ligj që mund ta kalohet me 2/3 në Kuvend

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski ka deklaruar sot se qeveria është duke kërkuar zgjidhje të qëndrueshme ligjore sa i përket provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Ai tha se pritet hartimi i një ligji që do të jetë në përput...

maj 19, 2026 - 16:30
Stojanoski i VMRO-së provimin e jurisprudencës në shqip: Le të bëjmë një Ligj që mund ta kalohet me 2/3 në Kuvend

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski ka deklaruar sot se qeveria është duke kërkuar zgjidhje të qëndrueshme ligjore sa i përket provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Ai tha se pritet hartimi i një ligji që do të jetë në përputhje me Kushtetutën, dhe Komisionin e Venecias.

“Është turp që BDI, pas 20 vjetësh dhe 8 ministrash të Drejtësisë, nuk e ka zgjidhur këtë problem dhe nuk ka asgjë tjetër për t’u ofruar qytetarëve përveç këtij nacionalizmi. Së bashku me partnerët tanë të koalicionit, dje e gjithë publiku në Republikën e Maqedonisë mundi të shihte se u mbajt një takim për të kërkuar një zgjidhje të qëndrueshme kushtetuese. Çfarë do të thotë një zgjidhje kushtetuese e qëndrueshme? Të hartojmë një ligj që do t’i rezistojë provës së kohës, në mënyrë që të mos luajmë me emocionet dhe nevojat e qytetarëve. Le të miratojmë një ligj që mund ta kalojmë në Kuvend me shumicë mbi 2/3, e që më pas të mos rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese, sepse duhet të jemi të ndershëm dhe të sinqertë me qytetarët. Nëse po bëjmë ligj dhe po zgjidhim problem, le ta bëjmë në mënyrën që e diktojnë Kushtetuta, ligjet dhe Komisioni i Venecias”, tha Stojanoski.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.