Strategu i fushatës së Trump dhe drejtuesi i fushatës së PD e quajti kukull të Soros-it, Rama: Këto histori me kukulla mos i hani

Një ditë më parë Aleks Soros ka rikthyer fotografinë e vjetër me kryeministrin Edi Rama në rrjetet sociale. Në postimin e tij, Soros thekson se ka vendosur ta ripublikojë foton pas “kërkesave të shumta që ka marrë”. Pas kësaj, ka reaguar edhe strategu i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, që ishte dhe një nga […]

shkurt 18, 2025 - 11:00
 0  9
Strategu i fushatës së Trump dhe drejtuesi i fushatës së PD e quajti kukull të Soros-it, Rama: Këto histori me kukulla mos i hani

Një ditë më parë Aleks Soros ka rikthyer fotografinë e vjetër me kryeministrin Edi Rama në rrjetet sociale. Në postimin e tij, Soros thekson se ka vendosur ta ripublikojë foton pas “kërkesave të shumta që ka marrë”.

Pas kësaj, ka reaguar edhe strategu i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, që ishte dhe një nga bashkëdrejtuesit e fushatës së Donald Trump për Shtëpinë e Bardhë.

La Civita gjithashtu ka publikuar një foto të kryeministrit Rama me Aleks Soros. Ai thotë se Rama nuk është tjetër gjë, përveçse se një kukull e Sorosit. Strategu i rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë, njëkohësisht njeriu që do të udhëheqë fushatën e PD për zgjedhjet e 11 Majit, Chris LaCivita, shkruan përmbi foto: “Kukulla dhe padroni”.

 

Pas këtyre deklaratave ka reaguar kryeministri Rama, gjatë bashkëbisedimit “sy m’sy” nga  me qytetarët nga “Facebooku”.

Rama thotë se Alex Sorosin e ka mik është krenarë për miqësinë që ka. Po ashtu, kryeministri Rama ka “këshilluar” qytetart duke thënë “këto histori me kukulla mos i hani, se nuk ju çojnë asgjëkund”.

“Alex Sorosin dhe të atin i kam pasur dhe do i kem miq dhe jam shumë krenar për atë miqësi. Përrallat dhe historitë propagandistike që kërkojnë të lidhin gjëra që nuk janë. Siç kam miq Aleksin dhe të atin kam dhe miq që nuk janë miq me ta por nuk bëj spekulime abuzime me miqtë dhe mos u bëni qesharakë, lërini historitë ti zgjidhin amerikanët me njeri tjetrin. Mos ma qaj hallin mua për miqtë e mi.. Merr shih koleksionin e fotografive të mia do shohësh që kjo që po të them që  kjo është mëse e vërtetë.  Këto histori me kukulla mos i hani, se nuk ju çojnë asgjëkundi”-u shpreh Rama.