Berisha tha se do të shkrijë SPAK, Rama: Noc Rrokun do shkrijë bufi

Duke shprehur kritika ndaj punës së SPAK, kryeministri Edi Rama thotë po ashtu, ai është mbështetësi më i madh i drejtësisë së re në vendin tonë. Nga rubrika “Sy m’sy”, ai u shpreh se është kundër arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliajt dhe mbajtjes së tij në paraburgim pa gjyq. Rama  ironizoi kreun e PD Sali […]

shkurt 18, 2025 - 11:00
 0  6
Berisha tha se do të shkrijë SPAK, Rama: Noc Rrokun do shkrijë bufi

Duke shprehur kritika ndaj punës së SPAK, kryeministri Edi Rama thotë po ashtu, ai është mbështetësi më i madh i drejtësisë së re në vendin tonë.

Nga rubrika “Sy m’sy”, ai u shpreh se është kundër arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliajt dhe mbajtjes së tij në paraburgim pa gjyq.

Rama  ironizoi kreun e PD Sali Berishën ku tha se “Noc rrokun do shkrijë bufi i kënetës”.

Kreu i qeverisë tha se zëri kritik është i nevojshëm aty drejtësia e pavarur tejkalon kompetencat apo ku ka parregullsi, por SPAK tha kryeministri nuk do të shkrihet.

Jam kundër ndalimit të kryetari të bashkisë së Tiranës, është i panevojshëm për të vazhduar hetimet, Por ama si mund të ndaloj unë ekzekutimin. E pra në këtë vend ka ndodhur nuk ka ndodhur para 100 vjetësh. Ndalimin për 21 janarin e ka bërë një buf kënete që ulëret do shkrij SPAK-un, por do shkrijë Noc Rroku. Ne duam një drejtësi të pavarur duke parë vetëm drejtë por duam një drejtësi ku prokurori bën detyrën e vet dhe gjykatësi bën arbitrin jo ortakun e prokurorit.

Prandaj është e rëndësishme të kemi zërin kritik, por jo do të të shkrij unë se ti më ke shkrirë mua. Ama do shkrihesh nëse je i korruptuar dhe nëse je i provuar si i tillë, por jo nuk mund ti thuash dot kurrë një institucioni do shkrihesh se po bën punën tënde, pavarësisht se puna mund të mos jetë gjithmonë e mirë. Në atë institucion ndodh diçka e paligjshme, ndodh bashkëpunimi me mediat dhe nxjerrja e sekretit hetimor për të intimiduar dhe linçuar njerëz paraprakisht por një gjë është e sigurt. Kjo punë do ecë përpara, që SPAK gjykata speciale dhe sistemi i drejtësisë do kenë gjithë mbështetjen time kur sulmohen në mënyrë agresive personalisht do kenë mbështetjen e qeverisë”-u shpreh Rama.