Stuhi dëbore në Suedi, humbin jetën dy persona

Një stuhi dimërore ka goditur Suedinë, duke marrë dy jetë njerëzish, e duke shkaktuar ndërprerje të udhëtimit dhe balck out-e masive. Instituti vendas i Meteorologjisë dha alarmin për erëra të forta në pjesë të mëdha të vendit që po bën llogaritë me stuhinë Johannes. Një burrë rreth të 50-ave vdiq pasi u godit nga një […]

dhjetor 28, 2025 - 15:30
 0
Stuhi dëbore në Suedi, humbin jetën dy persona

Një stuhi dimërore ka goditur Suedinë, duke marrë dy jetë njerëzish, e duke shkaktuar ndërprerje të udhëtimit dhe balck out-e masive.

Instituti vendas i Meteorologjisë dha alarmin për erëra të forta në pjesë të mëdha të vendit që po bën llogaritë me stuhinë Johannes.

Një burrë rreth të 50-ave vdiq pasi u godit nga një pemë në vendpushimin e skive Kungsberget në jug të vendit, raportuan mediat lokale dhe policia, ndërsa kompania rajonale e shërbimeve, Hemab, tha se një nga punonjësit e saj vdiq pas një aksidenti në një fushë”.

Dhjetëra mijëra shtëpi në Suedi, Norvegji dhe Finlandë kanë mbetur sakaq pa energji elektrike. Ndërprerjet e energjisë kanë prekur mbi 40 mijë shtëpi dhe shumë shërbime hekurudhore u anuluan, raportoi agjencia suedeze e lajmeve TT.

Po kështu, janë pezulluar edhe një sërë fluturimesh dhe shërbimet rrugore në disa rajone të Finlandës, ku 33 mijë banesa janë gjithashtu pa energji elektrike.