Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Më e mira për vendin është krijimi i një qeverie stabile

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka bërë një deklaratë në lidhje me zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare në vend. Ai ka thënë se shpreson që dita e sotme të kalojë në mënyrë dinjitoze dhe të sjellë një parlament që përfaqëson vullnetin e popullit të Kosovës. “Shpresoj që dita e zgjedhjeve sot do të

dhjetor 28, 2025 - 16:00
 0
Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Më e mira për vendin është krijimi i një qeverie stabile
Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Më e mira për vendin është krijimi i një qeverie stabile

Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Më e mira për vendin është krijimi i një qeverie stabile

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka bërë një deklaratë në lidhje me zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare në vend.

Ai ka thënë se shpreson që dita e sotme të kalojë në mënyrë dinjitoze dhe të sjellë një parlament që përfaqëson vullnetin e popullit të Kosovës.

“Shpresoj që dita e zgjedhjeve sot do të kalojë në një mënyrë dinjitoze dhe të qetë dhe do të sjellë një parlament që përfaqëson vullnetin e popullit të Kosovës,” shkroi ai në një postim të bërë në Facebook.

Sipas tij, më e mira për vendin do të ishte krijimi i një qeverie stabile, sepse sipas tij kjo është ajo që vendi ka më së shumti nevojë.

“Më e mira për vendin do të ishte që rezultatet të çojnë në krijimin e një qeverie stabile, pasi kjo është ajo që vendi ka nevojë tani. Rroftë Kosova!” përfundoi ai.