Sulmet e fundit në Iran, plagoset djali i Ajatollahut Khamenei

Mojtaba Khamenei, djali i udhëheqësit të ndjerë suprem të Iranit, Ali Khamenei, është plagosur pas një sulmi të fundit nga forcat izraelite. Mendohet se Mojtaba Khamenei do të jetë pasardhësi i babait të tij si Lider Suprem. Pavarësisht raportimeve, Mojtaba Khamenei nuk është shfaqur publikisht dhe as nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë që nga fillimi […]

Mars 7, 2026 - 21:30
 0
Sulmet e fundit në Iran, plagoset djali i Ajatollahut Khamenei

Mojtaba Khamenei, djali i udhëheqësit të ndjerë suprem të Iranit, Ali Khamenei, është plagosur pas një sulmi të fundit nga forcat izraelite.

Mendohet se Mojtaba Khamenei do të jetë pasardhësi i babait të tij si Lider Suprem.

Pavarësisht raportimeve, Mojtaba Khamenei nuk është shfaqur publikisht dhe as nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë që nga fillimi i luftës, dhe udhëheqja klerike e Iranit nuk ka njoftuar zyrtarisht një pasardhës.

Sipas raportimeve, disa anëtarë të familjes së ngushtë të Mojtaba Khameneit – përfshirë babain, nënën, gruan dhe djalin e tij – u vranë në sulmin e parë në kompleksin e udhëheqësit suprem në Teheran.

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar gjithashtu se zgjedhja e djalit të Khameneit si udhëheqës suprem do të ishte e papranueshme, duke thënë se një veprim i tillë do të përfaqësonte një vazhdim të politikave të ashpra të babait të tij.