Sulmet izraelite në Liban, Irani: Shkelje e rëndë e armëpushimit
Sulmet izraelite ndaj Libanit të mërkurën përbëjnë një shkelje të rëndë të armëpushimit SHBA-Iran, deklaroi Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Saeed Khatibzadeh, në një intervistë ekskluzive për programin Today të BBC-së. Shtetet e Bashkuara “duhet të zgjedhin” nëse duan luftë apo paqe. Nuk mund të kesh të dyja gjërat njëkohësisht. Ato përjashtojnë njëra-tjetrën, është mjaft […]
Sulmet izraelite ndaj Libanit të mërkurën përbëjnë një shkelje të rëndë të armëpushimit SHBA-Iran, deklaroi Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Saeed Khatibzadeh, në një intervistë ekskluzive për programin Today të BBC-së.
Shtetet e Bashkuara “duhet të zgjedhin” nëse duan luftë apo paqe. Nuk mund të kesh të dyja gjërat njëkohësisht. Ato përjashtojnë njëra-tjetrën, është mjaft e qartë,” u shpreh ai. “ Teherani kërkon “nga të gjithë në Lindjen e Mesme të respektojnë këtë marrëveshje… dhe presim që amerikanët të bëjnë të njëjtën gjë me aleatët e tyre,” shtoi Khatibzadeh.
“Nuk mund të kërkosh një armëpushim dhe pastaj të pranosh termat dhe kushtet e tij, të pranosh të gjitha zonat ku aplikohet armëpushimi, duke përmendur veçanërisht Libanin, dhe pastaj të lejojë që aleati yt të nisë një masakër”, vazhdoi ai.
Numri dy i diplomacisë iraniane shkoi deri aty sa t’i përshkruante sulmet izraelite si një “lloj gjenocidi”. Izraeli ndërmori mbrëmjen e djeshme më shumë se 100 sulme ajrore ndaj atyre që i përshkroi si objektiva të Hezbollahut.
BBC thotë se u goditën zona me dendësi të madhe popullsie, dhe Izraeli sipas gjigandit mediatik, e dinte se kjo do të sillte patjetër një numër të lartë viktimash. Sipas ministrisë libaneze të shëndetësisë , të paktën 182 persona u vranë, bilanc ky që ka të ngjarë të rritet edhe më tej. Të plagosurit janë gati 900. Është e vështirë të kuptohet se cili është strategjia afatgjatë izraelite, vazhdon BBC, që citon edhe zyrtarë ushtarakë izraelitë të pohojnë se është e vështirë në fakt, që Hezbollahu të çarmatoset me forcë.
Ndërkohë, më shumë se një ditë pas shpalljes së armëpushimit SHBA-Iran, ngushtica e Hormuzit në fakt mbetet ende e mbyllur: televizioni iranian Press TV raporton për një mbyllje totale, me anije që kthehen mbrapsht nga autoritetet iraniane. Këtë e konfirmon edhe agjencia kineze Xinhua, sipas të cilës shumë grupe anijesh janë ende ankoruar në Gjirin Persik.
Në rajon ndodhen aktualisht mbi 400 cisterna nafte, 34 anije që transportojnë gaz të lëngshëm dhe 19 të tjera me gaz metan. Para luftës, sipas të dhënave të revistës detare Lloyd’s List, një mesatare prej 107 anijesh tregtare kalonte çdo ditë në ngushticën e Hormuzit.