Sulmet ndaj shoqërisë civile, Cakolli: Po bëhen nga eksponentë të VV-së, tema me Serbinë është oksigjeni i vetëm politik që u ka mbetur
Eugen Cakoll nga KDI, ka reaguar lidhur me sulmet ndaj Shoqërisë Civile, duke thënë se ato po bëhen nga eksponentë të VV-së dhe se të njëjtat nuk janë të papritura. Cakolli ka shtuar edhe se, pushteti e kthen debatin në fushatë linçimi kur e ndjen veten të dobët përballë argumenteve. Ai po ashtu ka thënë


Eugen Cakoll nga KDI, ka reaguar lidhur me sulmet ndaj Shoqërisë Civile, duke thënë se ato po bëhen nga eksponentë të VV-së dhe se të njëjtat nuk janë të papritura. Cakolli ka shtuar edhe se, pushteti e kthen debatin në fushatë linçimi kur e ndjen veten të dobët përballë argumenteve.
Ai po ashtu ka thënë se akuzat ndaj shoqërisë civile si “mbrojtëse e Serbisë dhe kriminelëve të tyre” janë thjesht demagogji dhe patriotizëm i rremë.
‘‘Sulmet e eksponentëve të LVV-së dhe falangave të tyre digjitale ndaj shoqërisë civile nuk janë të papritura. Çdo pushtet që e ndjen veten të dobët përballë argumenteve, e kthen debatin në fushatë linçimi. Akuzat ndaj shoqërisë civile si “mbrojtëse e Serbisë dhe kriminelëve të tyre” janë thjesht demagogji dhe patriotizëm i rremë’’, ka thënë ai.
Tutje, Cakolli ka treguar se figurat kryesore të LVV-së i kanë lartësuar dhe cituar publikisht, e madje i kanë ftuar në lista zgjedhore si front i përbashkët politik aktivistët e shoqërisë civile.
‘‘Ironia është se shoqëria civile përbëhet nga organizata dhe aktivistë që figurat kryesore të LVV-së deri dje i lartësonin dhe citonin publikisht, e madje i ftonin në lista zgjedhore si front i përbashkët politik. Këto sulme me gjasë do të vazhdojnë. Jo pse shoqëria civile ka ndryshuar kurs, por sepse për shumë prej tyre – sidomos këta të “zëshmit” – mbajtja gjallë e temave që disi ndërlidhen me Serbinë është oksigjeni i vetëm politik që u ka mbetur. E po ua hoqe këtë kartë, për çfarë “suksesi” tjetër do t’i njihte publiku?’’, ka shkruar ai.
