Sulmi me armë, Netanyahu: I tronditur nga tentativa e vrasjes së Trump

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ai dhe gruaja e tij, Sara, ishin “të tronditur” nga atentati ndaj Presidentit të SHBA-së Donald Trump, gjatë një darke me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë. “Unë dhe Sara u tronditëm nga tentativa për atentat ndaj Presidentit Donald Trump në Uashington. Jemi të lehtësuar që Presidenti dhe zonja e parë […]

Prill 26, 2026 - 11:30
Sulmi me armë, Netanyahu: I tronditur nga tentativa e vrasjes së Trump

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ai dhe gruaja e tij, Sara, ishin “të tronditur” nga atentati ndaj Presidentit të SHBA-së Donald Trump, gjatë një darke me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë.

“Unë dhe Sara u tronditëm nga tentativa për atentat ndaj Presidentit Donald Trump në Uashington. Jemi të lehtësuar që Presidenti dhe zonja e parë (Melania Trump) janë të sigurt dhe të fortë. I dërgojmë urimet tona më të mira për shërim të plotë dhe të shpejtë oficerit të plagosur të Policisë dhe përgëzojmë Shërbimit Sekret të SHBA-së për veprimin e tyre të shpejtë dhe vendimtar”, shkroi Netanyahu në një mesazh të publikuar në rrjetin social ‘X’.