Superkompjuteri përditëson shanset e fituesve të Ligës së Kampionëve – ndryshojnë përqindjet pas çerekfinaleve të para
Superkompjuteri i Opta-s ka publikuar parashikimet e përditësuar për edicionin 2025/26 të Ligës së Kampionëve, duke ofruar një pasqyrë interesante mbi gjasat e skuadrave më të mëdha evropiane për të ngritur trofeun. Pas përfundimit të ndeshjeve të para çerekfinale, superkompjuteri i Opta-s ka parashikuar se kush ka më shumë gjasa ta fitojë turneun pas 10,000 […]


Superkompjuteri i Opta-s ka publikuar parashikimet e përditësuar për edicionin 2025/26 të Ligës së Kampionëve, duke ofruar një pasqyrë interesante mbi gjasat e skuadrave më të mëdha evropiane për të ngritur trofeun.
Pas përfundimit të ndeshjeve të para çerekfinale, superkompjuteri i Opta-s ka parashikuar se kush ka më shumë gjasa ta fitojë turneun pas 10,000 simulimeve pas përfundimit të raundit të parë të çerekfinaleve.
Sipas këtyre simulimeve, Arsenali shihet si favorit kryesor, me rreth 36% shanse për të fituar turneun. Londinezët dominojnë edhe në probabilitetet për të arritur në finale dhe gjysmëfinale, çka tregon një sezon shumë të qëndrueshëm në projeksionet statistikore.
Arsenali shihet si favorit për të fituar Ligën e Kampionëve
Pas tyre renditet Bayern Munich, me afro 29% gjasa për triumf. Gjermanët mbeten një forcë e madhe në Evropë dhe kanë probabilitete shumë të larta për të arritur në fazat e fundit.
Në vendin e tretë është Paris Saint-Germain, që sipas modelit ka rreth 16% mundësi për të fituar trofeun, duke reflektuar potencialin e madh sulmues dhe përvojën e fituar në vitet e fundit.
Më poshtë në renditje vjen Atletico Madrid me rreth 9% shanse për të dalë kampion, një skuadër që tradicionalisht performon mirë në fazat eliminatore. Ndërkohë, Barcelona dhe Real Madrid kanë probabilitete më të ulëta se zakonisht (rreth 3–7%), duke reflektuar edhe nga humbjet e tyre në ndeshjet e para.
Në pjesën tjetër të listës, Liverpooli dhe Sporting Lisbona konsiderohen si “outsiderë”, me gjasa minimale për triumf, por jo për t’u nënvlerësuar plotësisht.
Simulimet e superkompjuterit tregojnë se, megjithëse disa skuadra dominojnë në letër, natyra e paparashikueshme e garës lë gjithmonë hapësirë për surpriza të mëdha. /Telegrafi